• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITET TENSIONI/ Presidenti grek ashpërson tonet me Shqipërinë: Edhe ne do veprojmë
Home
Botë

RRITET TENSIONI/ Presidenti grek ashpërson tonet me Shqipërinë: Edhe ne do veprojmë

27 October, 2017 Redaktor2 Botë

Presidenti i Greqisë Pavlopulos, ka folur me tone të ashpra ndaj Shqipërisë, ku shkak është Himara, e më saktë një grumbull shtëpish a godinash që prisheshin për t’i rihapur rrugë rivitalizimit urban të qytezës bregdetare të Jonit. I ndodhur në Selanik, kreu i shtetit grek tha se“me sjellje që shkelin në mënyrë flagrante të drejtat themelore të njeriut, siç janë sjelljet ndaj minoritetit tonë, si dhe sjelljet që cenojnë të drejtën e shenjtë të pronës”.

 

Më pas, si për të kujtuar kartën e fortë të Athinës në dorë, veton në proceset integruese për në BE, Pavlopulos, me një gjuhë që të kujton ligjërimin e Vangjel Dules, tha: “Shqipëria dëmton perspektivën e saj evropiane dhe ne nuk mund të rrimë duarkryq kundrejt sjelljeve të tilla”. Këto deklarata u bënë ndërsa ministri i Jashtëm Kotzias u shpreh së fundi me tonë të buta e pozitive për një zgjedhjeje të çështjeve dypalëshe, shkruan iefimerida.gr

Ndërsa një ditë më parë ambasadorja greke Eleni Sourani, gjatë një vizite në qytetin e Vlorës, theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke e vënë theksin te çështja e Himarës. Sourani tha se nuk donte të bënte komente lidhur me deklaratat e Ministrisë së Jashtme greke. Ajo tha se banorët e Himarës nuk duhet të cënohen nga asnjë projekt, duke iu referuar planit rehabilitues të ndërrmarrë nga qeveria shqiptare.

“Jam këtu për një takim të mirëfilltë bashkëpunimi, me Vlorën dhe zonat e saj periferike. Jemi të interesuar për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme mes dy shteteve. Po shohim bashkëpunimet edhe me Bashkinë e Vlorës, universitetin etj. Banorët e Himarës duhen të trajtohen me kujdes të vecantë dhe asnjë projekt të mos i cenojë këta të fundit. Shteti grek është i vëmendshëm për të gjitha zonat minoritare dhe jo vetëm Himara”– tha Sourani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI IMPRESIONUES: Alkooli ju ndihmon t’i flisni më mirë gjuhët e huaja
Previous article Meshkujt e martuar e shfrytëzojnë Halloween-in për t’i tradhtuar gratë

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKUZA IRANIT/ Rubio: Po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni Botë

AKUZA IRANIT/ Rubio: Po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni

ZBULOHET LABORATORI I DROGËS NË HAGË/ Arrestohen 4 persona, evakuohen dhjetëra familje Botë

ZBULOHET LABORATORI I DROGËS NË HAGË/ Arrestohen 4 persona, evakuohen dhjetëra familje

ZJARRËT PËRFSHIJNË SPANJËN/ Mbi 380 mijë hektarë të djegur pranë Madridit dhe Zaragozës Botë

ZJARRËT PËRFSHIJNË SPANJËN/ Mbi 380 mijë hektarë të djegur pranë Madridit dhe Zaragozës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT