• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Presidenti Begaj dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” piktorin e njohur Helidon Haliti
Home
Kulturë

Presidenti Begaj dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” piktorin e njohur Helidon Haliti

9 May, 2023 F.autor Aktualitet, Kulturë, Sociale

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ditën e sotme ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh” piktorin Helidon Haliti me motivacionin: “Me mirënjohje për veprimtarinë e pasur artistike në artin figurativ, i vlerësuar si piktori “Mjeshtër i akuareleve’’ dhe si intelektual i angazhuar në edukimin e shoqërisë me vlera kulturore dhe artistike.
Në vlerësim të promovimit të artit shqiptar nëpërmjet ekspozitave brenda dhe jashtë vendit, duke kontribuar në rritjen e imazhit të Shqipërisë.”

Presidenti Begaj në fjalën e tij cilësoi se Helidon Haliti është një piktor modern bashkëkohor dhe surrealist në kufijtë e realizmit magjik, siç e përcaktojnë edhe kritikët e artit, por frymëzimi tij nga temat shqiptare e bën atë më të veçantë, gjithashtu e bën vlerësimin që i jepet sot më kuptimplotë.

Miq nga bota e artit dhe familjarë të mjeshtrit të madh, Haliti, ishin sot të pranishëm në Institucionin e Presidentit të Republikës për të ndjekur dekorimin e tyre, si dhe për të ndarë së bashku emocionet e një vlerësimi të merituar, dedikuar punës së tyre si një trashëgimi e lënë për artistët e rinj.

Artisti Helidon Haliti është një ndër artistët tanë më të njohur dhe kontributi i tij është nderuar me çmime të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai është vlerësuar për një kontribut të madh kryesisht në 15 vitet ë qëndrimit të tij në Greqi, në organizimin e ekspozitave të ndryshme si dhe prezantimin e Artit dhe Kulturës Shqiptare në shtetin helen. Me kthimin e tij në Shqipëri, vlen të theksohet që artisti Helidon Haliti ka një kontribut të gjerë prej 17 vitesh.

Haliti është ndër emrat më të rëndësishëm të artit bashkëkohorë Shqiptarë, një artist shumë i njohur me artin e tij si në Shqipëri dhe jashtë saj, pjesëmarrës në shumë bienale dhe ekspozita ndërkombëtare, mbi 5 ekspozita personale, i nderuar me çmime të kalibrit të lartë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një artist mjaft i vlerësuar nga kritikë e studiues arti. Veprat e tij janë pjesë e muzeumeve dhe galerive , si dhe koleksionistëve të ndryshëm në Shqipëri dhe jashtë saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË ËSHTË "BARBIECORE"? Trendi që po e kthen të gjithë botën rozë
Previous article EKSTRADIMI I VRASËSIT PORTUGEZ/ Interpol Maroku kërkon provat nga Policia Shqiptare

F.autor

Postime të ngjashme

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie Aktualitet

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

EKSTRADOHET NGA SPANJA DJALI I ISH-KRYEPOLICIT ERZEN BREÇANI/ Akuzohet për trafik droge me Ervin Matën, u kap nga përgjimet e SKY ECC Aktualitet

EKSTRADOHET NGA SPANJA DJALI I ISH-KRYEPOLICIT ERZEN BREÇANI/ Akuzohet për trafik droge me Ervin Matën, u kap nga përgjimet e SKY ECC

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT