Dekarata e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë, për një President të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është pritur mirë nga PD.
Nënkryetari i kësaj partie, Edi Paloka është shprehur se kjo ishte një deklaratë boshe nacionaliste që mund të çojë marrëdhëniet me Greqinë në krizë.
Paloka ka reaguar ashpër duke u shprehur se në momentin e parë që iu desh të veprojë në favor të shqiptarëve, kryeministri Rama u gjunjëzua për varrezat e ushtarëve dhe Çamërinë.
Pavaresisht se qeveria Rama per varrezat ushtareve greke te vrare ne luften e dyte boterore ne token shqiptare po zbaton vendimin e qeverise Berisha.
Postimi i plotë i nënkryetarit të PD:
Kllouni! Pasi ul te mbathurat ne cdo rast e akt ku realisht mbrohen interesat e shqiptareve, del e ben deklarata bombastike pa asnje vlere praktike e qe madje mund te demtojne interesat e shqiptareve kudo qe jetojne.
Te gjithe e mbajne mend se si me deklarata boshe nacionaliste i coi mardheniet me Greqine ne krize e ne menyre krejt te panevojshme.
Por ne momentin e pare qe ju desh te veproje e jo te flase uli te mbathurat si per varrezat e ushtareve, per detin dhe per Çamerine.
Te njejten gje ben me Kosoven. Bente shoë me mbledhje te perbashketa qeverie, pa asnje vlere praktike e reale, po nderkohe puthej e lepihej me Vucic. Deklaronte gjoja “me guxim” ne Serbi se Kosova eshte e pavarur , (a thua se po mos e deklaronte ky, Kosova do humbte pavarsine ) po nderkohe nga dashuria Rama-Vucic perfitonte Serbia qe hapte negociatat .
Sot ben nje deklarate tjeter bombastike per “President te perbashket me Kosoven “. Te shohim ku do ti uli mbathjet kete here ne dem te shqiptareve.


