• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Presidenca s’ka fonde për kamerat, Fino: E ngrini stekën lart, që të kapni ndonjë gjë
Home
Shqipëri

Presidenca s’ka fonde për kamerat, Fino: E ngrini stekën lart, që të kapni ndonjë gjë

8 November, 2017 F.autor Politikë, Shqipëri

Presidenti i Republikës i kërkoi qeverisë të rrisë me 12 milionë lekë buxhetin për institucionin e tij, për të mundësuar ndërrimin e sistemit të kamerave, i cili është jashtë funksioni dhe cenon drejtpërdrejt sigurinë e kreut të shtetit.

Në Komisionin e Ligjeve, gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2018 për institucionin e Presidencës, sekretari i përgjithshëm, Alqi Bllako, ngriti shqetësimin për amortizimin e sistemit të kamerave në Presidencë, të cilat, sipas tij, cenojnë drejtpërdrejt sigurinë e institucionit.

“Për sa u përket shpenzimeve kapitale, përveç parashikimit sipas tavanit në vlerën 6 milionë lekë, do të kërkonim edhe një shtesë në masën 19 milionë lekë për dy investime. E para, për rinovimin e sistemit të monitorimit me kamera sigurie të institucionit për shkak të amortizimit pothuajse total të këtij sistemi, duke cenuar drejtpërdrejt sigurinë e vetë institucionit.

Dhe një fond prej 7 milionë lekësh, për blerjen e dy automjeteve për administratën e institucionit pasi flota e automjeteve është plotësisht e amortizuar dhe operativiteti i institucionit është disi i cunguar. Pra, 12 milionë për sistemin e kamerave dhe 7 milionë për dy automjetet.

Edhe vetë godina e Presidentit, ndoshta jo tërësisht, por pjesërisht, është e amortizuar pasi nuk është vënë dorë për një kohë të gjatë”, tha Bllako.

Relatori i projektbuxhetit të shtetit në Komisionin e Ligjeve, Bashkim Fino, i kërkoi ministrisë së Financave të plotësohet kërkesa e kreut të Shtetit në lidhje me kamerat e sigurisë, por jo për dy makinat e kërkuara.

“Për sa i përket investimit prej 19 milionësh, unë gjykoj, më mirë të kemi një sistem IT kamerash të rëndësishme, se sa të kemi makina të mira për punonjësit. Punonjësit le të vijnë në Presidencë me makinat e tyre private, rëndësi ka që Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, makinat e punës që kanë të jenë normale.

Ministria e Financave duhet ta shohë me kujdes të gjithë sistemin e kamerave dhe shpenzimin prej 12 milionësh që ata kërkojnë. Besoj do të gjejmë mundësinë t’ia japim këtë shpenzim godinës së Presidentit. Po të vijmë në këtë përfundim, besoj ngelemi të gjithë të kënaqur. Sepse unë e kuptoj që ju e ngrini stekën lart, që të kapni ndonjë gjë. E thashë për humor këtë”, u shpreh Fino.

TAKIMET

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka parashikuar që gjatë vitit 2018, të zhvillojë vizita të shumta jashtë vendit dhe do të ftojë në Shqipëri një sërë personalitetesh. Për këtë arsye, Presidenca kërkoi një rritje të buxhetit me 40 milionë lekë.

“Për vitin 2018, janë parashikuar 100 milion lekë në këtë zë shpenzimesh, për të cilat, referuar fakteve të vitit të fundit, gjykojmë se janë të pamjaftueshme për aktivitetin e institucionit. Gjatë vitit 2018 janë parashikuar aktivitete të shumta të Presidentit të Republikës, brenda dhe jashtë vendit, vizita të disa kryetarëve shtetesh në Shqipëri, ”, u shpreh sekretari i Presidentit.

Por lidhur me këtë kërkesë, deputeti i PS, Bashkim Fino kërkoi që të merret parasysh në masën 50% duke i dhënë presidencës vetëm 20 milionë lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dëmtoi shtyllën kurrizore gjatë mundjes/ Ja si është gjendja e sportistit
Previous article Njihuni me Natalia Yurievna Clarkson, stërgjyshjen e kundër-revolucionit rus

F.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT