Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur të gjitha reagimeve të opozitës ndaj paketës ligjore Anti-KÇK.
Përmes një statusi në ‘Twitter’, ai i quan idiotike dhe deklaron se është një nga paketat më agresive ligjore që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar.
Më tej Rama ka paralajmëruar duke theksuar se përvvec se nuk keni dëgjuar gjë akoma, as nuk keni parë.
Sipas kryeministrit, Operacioni Forca e Ligjit (OFL) nuk pengon dhe as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi.
“Pres shumë më tepër reagime idiotike ndaj paketës më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë! S’kemi dëgjuar gjë akoma,po ama s’kanë parë gjë akoma!
Operacioni Forca e Ligjit (OFL) as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë! Kaq për momentin.”


