• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PREMTIMI/ Balluku: Në 18 prill do të kryhet fluturimi i parë nga aeroporti i Kukësit
Home
Politikë

PREMTIMI/ Balluku: Në 18 prill do të kryhet fluturimi i parë nga aeroporti i Kukësit

10 March, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka organizuar një takim informues mbi zhvillimet në aviacionin civil në mënyrë të veçantë vënien në funksion të aeroportit të Kukësit, ku u shpreh se fluturimet nga ky aeroport do të fillojnë në18 prill.

 “Në këto momente jemi duke pritur të përfundojnë afatet përsa i përket aeroportit të Vlorës, afatet ligjore të ankimimeve dhe më pas do të jemi të gatshëm për të nisur negocimin e kontratës, të cilën siç e kemi deklaruar duke qenë se kriteret e kësaj gare kanë qenë mjaft të detajuara do të jetë një kohë e shkurtër, jo më shumë se 30 ditë, përsa i përket negocimit të kontratës dhe më pas do të kalojmë në firmosjen e saj. Ndërkohë që në aeroportin e Kukësit kemi bërë testet e para përsa i përket procedurës së ulje-ngritjeve. Janë në faza përfundimtare si pista ashtu edhe terminali dhe ndërkohë çfarë është e rëndësishme dhe duket theksuar kemi nisur nga puna prej kohësh, por tani jemi në finalizim edhe të hapave që duhet të hedhim përsa i përket garës së aeroportit të Sarandës që siç kemi thënë kemi vendosur që t’a përmbyllim dhe të nisim këtë garë vetëm në momentin e firmosjes së marrëveshjes për aeroportin e Vlorës. Fluturimi i parë nga aeroporti i Kukësit pritet të jetë në datën 18 prill.”, bëri të ditur Balluku.

Përballë këtij zhvillimi, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e vuri theksin tek rëndësia e rritjes së kapaciteteve të burimeve njerëzore në aviacion duke ndërmarrë veprime konkrete në këtë drejtim.

“Duhen shtuar kapacitetet njerëzore në fushën e aviacionit pasi shumëfishimi i aeroporteve apo ngritja e kësaj kompanie të re ajrore, që ne e dimë shumë mirë që është bërë një punë e madhe për të identifikuar stafet të cilat punojnë, por sigurisht ne nuk kemi pilotët shqiptarë akoma. Kemi djem dhe vajza, që kanë studiuar jashtë dhe punojnë jashtë, por që do ishte shumë mirë që ata të ktheheshin dhe të bëheshin pjesë e këtyre zhvillimeve të aviacionit civil dhe sigurisht një nga planet që ne kemi dhe që është shumë i rëndësishëm është fillimi i ngritjes së kapaciteteve të para. Unë do të vazhdoj me këmbëngulje t’a bëj duke e diskutuar dhe me kolegen time, Ministren e Arsimit që do të ishte mirë që në Universitetin Politeknik të Tiranës ne tashmë, për shkak të të gjitha këtyre vende të punës që do krijohen në fushën e aviacionit, të fillonim dhe të kishim një degë të dedikuar për aviacionin”, tha Balluku.

Ministrja njoftoi gjithashtu se duke nisur nga data 28 Mars do të nisin fluturimet direkt, dy herë në javë, nga Dubai në Tiranë.

“Çdo të enjte dhe çdo të diel do të ketë fluturime direkte nga Dubai për në Tiranë duke akomoduar kështu kërkesën e tregut, e cila është në rritje nga të gjithë informacionet që vijnë nga agjencitë e udhëtimeve, për sa i përket shqiptarëve që kërkojnë të shkojnë në Dubai, por gjithashtu do t’i shërbejë edhe pasagjerëve nga Dubai për të ardhur në Tiranë,  duke e lidhur kështu dhe me zhvillimet e tjera që do kemi në industrinë e turizmit dhe ndërtimit”, u shpreh Balluku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL DOKUMENTI/ Kush është “i pesti” i Bashës në Shkodër, që dyshohet për 29 leje ndërtimi
Previous article RIKTHEHET TEK FITORJA/ Manchester City mposht me "MANITA" Southampton dhe vazhdon i qetë në krye

F.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT