• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Premtimet e “arta” të Monika Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Home
Politikë

Premtimet e “arta” të Monika Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit

25 January, 2021 F.autor Politikë

Nga Ylli Pata

Pas premtimit të Lulzim Bashës për rritje të rrogave dhe ndihmës ekonomike, premtimet e LSI-së të lëshuara sot nga Monika Kryemadhi e kanë kthyer debatin publik pikërisht në thelbin e tij.

Opozita duket se ka marrë parasysh që për të fituar consensus, ka menduar të “hapë thesin” më shumë se të sulmojë Edi Ramën dhe të premtojë “ngrirjen e buzëqeshjes pas zgjedhjeve”.

Monika Kryemadhi ka qenë realisht sot protagonistja politike e ditës. Ka dhënë disa nga premtimet më të bujshme që janë bërë ndonjëherë.

Rimbursim për çdo blerje të TVSH-së për qytetarët, 1 mijë dollarë për çdo fëmijë që lind, që kur të rritet i bën 25 mijë dollarë, e heqja e çdo takse për fermerët.

Pas çekut të bardhë të vitit 1992, kjo është paketa më e bujshme në politikën shqiptare përpara zgjedhjeve.

Nëse do të vijojë të thellohet në të ardhmen, natyrisht që ja vlen që të diskutohet dhe natyrisht që ka mjaft material.

Kështu, nëse në Shqipëri lindin afërsisht mbi 30 mijë fëmijë në vit, i bie që Qeveria të shpërndajë për prindërit e rinj 30 milionë dollarë çdo vit, e që për 25 vite këto bëjnë 750 milionë dollarë.

Nuk është ndonjë shifër aq e tmerrshme, duke pasur parasysh që në vite miliona e qindra milionë kanë dalë mangut në librat e shtetit.

Megjithatë, debati do të duhet të ketë një lloj homologimi me PD-në, që ka premtuar miliona e miliona që të japë për njerëzit si premtime elektorale.

Politikisht kjo strategji e opozitës tregon se së fundmi krerët e PD-së dhe LSI-së e kanë kuptuar se nuk mjaftojnë thjesht retorikat anti-Rama për të thithur konsensus, pasi e kanë parë në sondazhe.

I duhen diçka më shumë; premtime më të forta, hapje të thesit, “diellin e hënën” siç janë shirat e milionave që Kryemadhi ka premtuar sot paradite.

Mundet që një qeveri e opozitës të arrijë që të zbatojë këto premtime që ka dhënë, e që ka hapur vetëm kreun e thesit elektoral?!

Kjo natyrisht që kërkon një debat publik të hapur, debat me laps në dorë, me ekspertë e ekonomistë që të zëvendësojnë njëherë e përgjithmonë, ose të paktën këto tre muaj, sharjet e sherret e lodhshme e të pangrënshme në panelet televizive.

Po a do të zgjasin që premtimet apo përmbajtja të mbizotërojë formën në fushatën e 25 prillit? Dyshimet janë të mëdha, por edhe nëse shkon në mendje nuk është keq. E sot, për këtë gjë, LSI e Monika Kryemadhi ka meritën e saj…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE PA KONTRATË/ Ish-lojtari i Inter pritet të nisë një aventurë të re me skuadrën e…
Previous article AKSIDENT NË TIRANË/ Shoferi i makinës humb kontrollin dhe përfundon tek stacioni i autobusit

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT