• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Më prek vetëm Sadija”,e bija e shkrimtarit zbulon PËRPLASJEN e Dritëro Agollit me mjekun e tij
Home
Sociale

“Më prek vetëm Sadija”,e bija e shkrimtarit zbulon PËRPLASJEN e Dritëro Agollit me mjekun e tij

31 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Vajza e Dritëro Agollit, Elona, afër një vit pas largimit të tij nga jeta kujton çaste e funidt të jetës së shkrimtarit të madh. Përmes ditarit të saj, ajo zbulon ato gjëra që mjekët e spitalit i mbanin sekret për median. Elona Agolli bashkë me dhimbjen për humbjen e të atit, ka shkruar edhe se çfarë ndodhte me shkrimtarin në spital, kur ai luftonte me vdekjen.

Ja çfarë shkruan konkretisht e bija e shkrimtarit: 
“Asnjë çast nuk e pranova që babai im nuk ishte më. E mendoja që do ta takoja pasditeve. Do ja dëgjoja zërin e puthja duart . E megjithatë vinte dita e fundit e javës e unë shkrehesha në vaj, shkoja ta takoja aty, nën qetësinë e qiparisëve, aty ku duket që nuk ka fjalosje , por nuk është e vërtetë.
Unë llafosja e kuvendoja me atin tim.

Tani shfletoj ditarin tim, ato çka unë i kam quajtur Fletët e dhimbjes, thuajse nje vit më parë:

Shkurt 2017, Ditar

Një brengë e madhe më mbërthen shpirtin. Brenga e të moskuptuarit. Nuk arrija të zbërtheja fjalë e xheste , lëvizje duarsh të babit 4 ditë para se ai të mbyllte sytë. Kishte katër ditë me intubim për frymëmarrje të drejtuar, e thuajse tërë kohën ishte i përgjumur. 

Pse kështu?- pyesja doktoreshën.
Po kështu na udhëzojnë protokollet mjekësore e gjithçka ndiqet sipas atyre protokolleve ndërkombëtare të rastit në fjalë. Dmth, duhet mbajtur në gjendje gjumi e qetësie derisa të normalizohen parametrat e të nisë të aktivizohet frymëmarrja.

Kështu që babi përgjatë 6 ditëve pas shtrimit nē reanimacion, thuajse nuk reagonte dhe ishte tërë kohën në gjumë.

Unë erdha nga Italia të enjten pasdite, pas një përmirësimi të mërkurën pasdite të babit. Tani , mē mori në telefon i entuziazmuar , duke më rrëfyer për organizmin e fortë të babit , që kapërcen çdo situatë të vështirë. “Këta mjekët nuk njohin fuqinë e babit. Ata thonë fjalën e keqe pa u menduar”, vijonte vëllai im më tepër se optimist . 

Tani më qetësoi disi, por një si tymnajë gri gjithsesi më pushtonte mendimet dhe gjendjen shpirtërore . Mezor prisja të kthehesha e të shkoja drejt e te babi.

Tani më tregonte sesi kur ishte përmendur pak babi, një ditë pas shtrimit, i kishin shkarë në faqe dy pika lot. Kishte dëgjuar zërin e mamit dhe Tanit e ishte ndjerë i përmalluar . 

Të enjten , nga ora 7 shkova në spital ; babi flinte me atë tubin e tmerrshëm në gojë, të lidhur me ca fasho, me garza të vendosura në anën e djathtë të qafës, mesa duket tubat e frymëmarrjes. Sytë i kishte të mbyllur e sado unë e puthja duart e i fërkoja ballin, nuk reagonte. Infermieret këshillonin të mos i shkaktonim emocion e për këtë arsye duhej shumë kujdes.

Pas 6 ditësh intubacion dhe pasi mesa duket nuk i kishin dhënë morfinë e ilaç gjumi , babi hapi sytë. Bënte lëvizje me duar sikur kërkonte të shkruante. I dhamë një dosje e një fletë të bardhë së bashku me stilolapsin.

Dora i dridhej e nuk shkruante dot . Hodhi në letër ca si firma , pa mundur të deshifroheshin dot . Gjithsesi dukej që reagonte mirë. Po atë ditë ja hoqën tubat dhe babi dukej më i qetë . Buzëqeshi kur i shkova te krevati e më tha që ” nuk flisja dot , më kishin vënë në gojë diçka .”Ndjehej si i lehtësuar . Në hundë kishte tubat e hollë të oksigjenit , njëlloj si ato që mbante në shtëpi . Gjatë dy ditëve ishte pak i acaruar , kërkonte të çohej e të ikte . Mesa duket kërkonte shtëpinë. Infermieret i bërtisjin dhe ai paçka se burrë autoritar dhe i fortë, bindej e nuk bëzante , porsi një fëmijë i urtë. 

Por herë pas here , e sidomos kur shkonim ne , reagonte duke kërkuar të çohej . Mami përpiqej ta qetësonte, duke i krehur flokët e bukura ,duke e përkëdhelur e i folur në vesh . I thoshte : – Rri edhe pak Dritëro , se do ikim në shtëpi , sa të bëhesh më mirë. Ja qetësohu, fli pak. 
E babi ngrinte sytë lart , sikur fliste me zogjtë e me perëndinë . Herë – herë i dridhej mjekra ,lëvizte duart sikur trembte djajtë, mblidhte buzët e merrte një pamje sikur vajtonte . E kam në sy pamjen e Atit tim autoritar , e tashmë i mpakur e i pamundur nga afrimi i zuzkës , shtrigës Meremje. 

Oh babushi im , sa mall kam tani që shkruaj . Pse të lashë aty , në atë krevat hekuri , i rrethuar nga tubat , në atë pavion vdekje. Ti kërkoje ndihmë , doje t’i shpëtoje atij burgu të zi e prandaj më thoje shpesh : “çfarë është ai hu atje , ajo copë hekuri “; kur ula kokën një ditë për të puthur, më kape flokët e m’i tërhiqje . Nuk e kuptova çfarë doje babushi im . Kur të shërbenin infermieret , inatoseshe e madje njërën e quaje police , kurse ato që donin të ndërronin u thoje : Kokëmisër, hiq duart nga aty ku më prek vetëm Sadija ime. 

Si namuzqar , nuk mund të pranoje nënshtrimin e kujdesin e të tjerëve për ty , varësinë nga të tjerë njerëz e jo nga Sadija. Mesa duket, kur e pe që duhej të nështroheshe , kur e pe që përpjekja për të ikur nga sytë këmbët nga ai pavion i vdekjes , ishte e kotë , vendose të mos frymëmarrësh. Sapo pive pak lëng kiëi , të përgatitur nga unë , na hidhje sytë herë mua herë mamit , i largoje më pas , e i ngrije sipër . Flisje me shpirtra e zot , i bukuri im . Pas dy orësh na u dha lajmi i kobshëm : Arrest kardiak . Ora 4 pasdite dt 3 shkurt , dite e premte . Fytyra të ngrira , pa shprehje , të ftohta . Dritëroi, zemra e tij ndaloi . 

– Mos, mos më thuaj . Babi , nuk do të shoh më . Ati im , duart e mia , flokët e bukura , nuk jetoj dot pa ty . O zot pse nuk më more mua . Tmerr , babi i ftohtë, me bluzën e leshtë të veshur , me buzëqeshje, i bukur.

Babushi im , po shkruaj tani me stilolapsin tënd . Aq për zemër i kishe sa përherë doje të vetmen dhuratë: parker , stilolaps , apo stilograf . Sot mbushen plot dyjavë babush që po fle vetëm , në tokën e ftohtë ; të lamë vetëm babush e vetmia është vrastare. E ndjeje babushi im që edhe pak kohë të kishte mbetur për të qëndruar bashkë e prandaj atë pasdite kur të telefonova zëri yt buçiste , kishte ankth , alarm , dashuri , përgjërim : Lona , kur do vish?
 
E unë mjeranja që nuk e kuptoja thirrjen tënde. Ti i jepje fuqi vetes për të artikuluar fjalët e fjalitë e unë dëgjoja zërin buçitës e kurrë nuk ma merrte mendja që do të gjeja në spital , në atë gjendje të tmerrshme , me tuba e të përgjumur siç të gjeta. Babushi im , nuk më njohe tërësisht kur të qëndroja afër krevatit, pasi nuk më komunikonin sytë e tu. Ishe lodhur duke mē pritur, e kur unë erdha ishte tepër vonë.

16 shkurt 2017

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare: Levante dëshpëron Sadikun, transferon sulmuesin e njohur italian
Previous article “Distanca 12 milje me Greqinë”, këshilltari i Bushatit: Çfarë parashikon marrëveshja për delimitimin e hapësirave detare

g.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT