• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PREK KRYESISHT…”/ Hepatiti akut misterioz në 12 shtete të botës, mjeku Llajo jep DETAJE
Home
Breaking News

“PREK KRYESISHT…”/ Hepatiti akut misterioz në 12 shtete të botës, mjeku Llajo jep DETAJE

26 April, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përhapja e hepatitit akut në 12 shtete të botës vazhdon të mbetet misterioz për sa kohë që nuk është përcaktuar origjina e tij. Mjeku shqiptar në Greqi, Vasil Llajo tha për A2 CNN se moshat që preken nga ky hepatit është nga 3-5 vjeç.

“Vazhdon të jetë misterioz se origjina e tij nuk është përcaktuar, adenovirusi 41 si shkaktar. Nga të gjitha raste që janë vërejtur prekjet jo në të gjitha rast nuk është konfirmuar prezenca e adenovirusi 41. Hepatiti ngelet misterioz duke mos izoluar agjentin shkaktar. Deri më tani rastet janë deri në 16 vjeç, mbi 60% nga 3-5 vjeç. Këtu është densiteti i rasteve dhe 65 % të rasteve janë vajza. Në asnjë rast nuk është evidentuar prezenca e viruseve apo hepatiteve a, b, d, e. Në disa raste është vërejtur që koronavirusi ka kompromentuar sistemin imunitar”, pohoi ai.

Sipas mjekut Llajo, ky hepatit është i rrezikshëm për jetën, pasi 10% e fëmijëve e kalojnë në mënyrë të rëndë. “I rrezikshëm për jetën, 10% e fëmijëve e kalojnë në mënyrë të rëndë, me temperaturë, të vjella, diarre dhe ajo që shqetëson më shumë është zverdhja e syve dhe lëkurës. Autoritetet shëndetësore në Greqi janë vënë në alert për arsye se rastet e para shumë shpejt janë përhapur në Europë. Transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes dhe feçes. Të gjitha rastet janë me prekje gastrointenstinale. Rastet mes njëra-tjetrës nuk kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin janë raste të veçuara. Dhe fakti që është gastrointenstinal mendohet që është adenovirusi një nga shkaktarët. Nuk mendoj se ka efekt vaksinimi ndaj hepatiti B është i pavarur dhe s’ka lidhje me hepatitet e zakonshëm dhe as vaksina që ka lidhje me koronavirusin. Ngelemi sërish me hepatitin misterioz. Duhen izoluar për 48 orë që të ndërpritet zinxhiri i transmetimit”.

I pyetur nëse ka pasoja pas prekjes, mjeku deklaroi se është herët për të dalë në konkluzione pasi nuk ka ende të dhëna shkencore. “Është herët që të nxjerrim një konkluzion për pasoja afatgjata se dihet që hepatit A nuk lë pasoja, por hepatitet e tjera B, C dhe E lënë pasoja. Në këtë rast nuk kemi të dhëna shkencore që të sanksionojmë një rezultat për pasoja apo jo. Jemi në fillimet e studimeve klinike të bazuara mbi këtë hepatit”, sqaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËSE NUK DOBËSOHESH..."/ Tea këshillon ndjekësen: Gjej të dashur tjetër (FOTO)
Previous article Do të dërgojë 50 tanke në Ukrainë, si ndryshoi Gjermania politikat për luftën?

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT