• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PREJ 20 VITESH NË LUFTË/ SHBA në fund të korrikut nis evakuimin e bashkëpunëtorëve nga Afganistani
Home
Nderkombetare

PREJ 20 VITESH NË LUFTË/ SHBA në fund të korrikut nis evakuimin e bashkëpunëtorëve nga Afganistani

14 July, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, pritet të nisë evakuimin e afganëve, që kanë bashkëpunuar me ushtrinë amerikane në 20 vjet luftë, në fund të korrikut. Zyrtarët i kanë thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se fluturimet nga Afganistani do të jenë të mundshme për aplikuesit e vizave speciale për imigrantë, të cilët veçse kanë aplikuar për lejeqëndrim në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan, Joe Biden, është përballur me presion të ligjvënësve amerikanë për të prezantuar një plan për të evakuuar ndihmësit e ushtrisë, teksa trupat ushtarake largohen nga Afganistani.

Administrata nuk planifikon të bëjë të ditura detaje rreth fluturimeve, për “çështje të sigurisë”, ka thënë një tjetër zyrtar i lartë i administratës, për agjencinë e lajmeve Reuters. Një njësit i Departamentit amerikan të Shtetit, që do të organizojë evakuimet, do të drejtohet nga ambasadorja veterane Tracey Jacobson, si dhe nga përfaqësues të Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001. Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet e 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkaura. Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSH ËSHTË FLORIDA BEU/ 30-vjeçarja me 5 super biznese, që ëndërronte të fillonte punë në ministrinë e Brendshme
Previous article STUDIMI I RI/ Shkencëtarët japin ALARMIN: Ushqimi industrial i qenve paraqet rrezik për njeriun, ja çfarë përmban

Delo.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT