• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PREFERONI MË TEPËR GËSHTENJAT E PJEKURA? Ja çfarë përfitimesh shëndetësore keni nga ato
Home
Shëndet

PREFERONI MË TEPËR GËSHTENJAT E PJEKURA? Ja çfarë përfitimesh shëndetësore keni nga ato

9 December, 2020 s.autor Shëndet

Dalja në treg e gështenjave është një lajm i mirëpritur nga të gjithë. Kjo ndodh jo vetëm për faktin se gështenjat janë të shijshme. Ato janë të buta dhe të sjellin ndërmend atmosferën festive të darkave në familje.

Mënyrat më të mira për shijimin e gështenjave janë zierja ose pjekja. Nutricionistët thonë se pjekja e gështenjave e bën më të thellë aromën e tyre karakteristike, më të mprehtë shijen por mbi të gjitha ruan vlerat fantastike të tyre.

Vlerat Për Shëndetin Të Gështenjave Të Pjekura
Sistemi Tretës
Gështenjat janë shumë të pasura me fibër. Kjo e fundit është thelbësore për mbarëvajtjen e punëve në sistemin tretës. Ajo gjithashtu ul kolesterolin dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak. Sipas të dhënave tue AgroWeb.org, një sasi prej 85 gramësh gështenja të pjekura ofron 4 gramë fibër. Gështenjat përmbajnë kryesisht fibër të patretshme e cila pastron zorrët nga mbetjet ushqimore.

Nivelet E Energjisë
Ndryshe nga arrorët e tjerë, gështenjat përmbajnë sasi të larta karbohidratesh. Një sasi prej 85 gramësh gështenja të pjekura përmban 45 gramë karbohidrate. Ato nevojiten për energjinë afatshkurtër dhe afatgjatë në organizëm dhe ndihmojnë funksionin e sistemit nervor. Karbohidratet që përmbajnë gështenjat janë komplekse, që do të thotë se treten ngadalë dhe energjia që ofrojnë është e qëndrueshme.

Gështenjat E Pjekura Për Shëndetin E Trurit
Gështenjat përmbajnë vitaminat e kompleksit B që treten në yndyrë. Ato ndihmojnë në prodhimin e rruazave të kuqe, për shpërbërjen e proteinave, përçimin e energjisë, shëndetin e lëkurës dhe funksionet e trurit. Një sasi prej 85 gramë gështenja të pjekura gjeni 21 % të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B-6. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, e njëjta sasi ofron 15% folat, 14% thiaminë dhe 9% riboflavinë. Një vakt i pasur me vitamina B mund të plotësohet shumë mirë me sallatë jeshile, mish pa yndyrë dhe gështenja të pjekura.

Mangani
Ky antioksidant i rëndësishëm lufton radikalet e lira që rrisin rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Mangani luan rol të rëndësishëm edhe në parandalimin e plakjes. Një sasi prej 85 gramë gështenja të pjekura ofron 1 mikrogramë mangan. Kjo sasi përbën 50% të dozës së rekomanduar ditore. Nëse dëshironi një mëngjes të pasur me këtë mineral mund të konsumoni tërshërë me gështenja të pjekura.

Kockat
Një sasi prej 85 gramë gështenja të pjekura ofron 22 % të dozës së rekomanduar ditore të bakrit. Ky mineral është i domosdoshëm për sistemin imunitar por edhe për kockat. Ju mund t’i kombinoni gështenjat e pjekura me kumbullat e thata për një vakt të pasur me bakër. /AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOSMBAJTJA E MASKËS NJË GABIM I MADH"/ Epidemiologia Rovena Daja: Rastet e riinfektimeve nga COVID-19 janë të pakta...
Previous article KONFLIKTI PËR GAZIN/ Erdogan: Greqia ikën gjithmonë nga tryeza...

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT