• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PREFEKTI I RI “SHKUND”DREJTORËT E SHKODRËS/ Pjetri: Asnjë nuk është i paprekshëm apo i pazëvendësueshëm
Home
Politikë

PREFEKTI I RI “SHKUND”DREJTORËT E SHKODRËS/ Pjetri: Asnjë nuk është i paprekshëm apo i pazëvendësueshëm

6 April, 2019 F.autor Politikë

Prefekti i sapoemëruar i qarkut Shkodër Valdrin Pjetri duket se e ka nisur me dorë të fortë detyrën e tij. Sot ai ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë drejtuesit rajonalë, ku iu ka kërkuar plan të detajuar pune dhe i ka bërë përgjegjës për çdo sukses apo dështim.

Prefekti Pjetri nuk i ka kursyer kritikat ndaj secilit drejtor, duke iu thënë se asnjë nuk është i paprekshëm apo i pazëvendësueshëm.

Mbledhja në zyrën e prefektit Pjetri nuk zgjati shumë ndërsa secili nga drejtorët kanë marrë mesazhin e duhur për të përmirësuar punën e tyre sidomos në raport me shërbimet ndaj qytetarëve.

Pas mbledhjes, Pjetri ka sqaruar dhe se çfarë ka kërkuar nga drejtorët.

“Sapo përfunduam një takim me drejtorët vendorë, drejtorët rajonalë të qarkut Shkodër. Fokusi i punës tonë dhe detyrat kryesore që ne iu lamë sot drejtorëve rajonalë ishte përgatitja e një plani të detajuar pune nga secila drejtori rajonale. 

Pasi ne shumë shpejt do të përballemi me sezonin e ri turistik dhe çdo drejtor rajonal në qarkun Shkodër është i detyruar tashmë të përgatisë një plan të detajuar pune me afate konkrete kur do realizohen dhe personi përgjegjës për këtë plan do të jetë drejtpërdrejt drejtuesi i drejtorisë rajonal në mënyrë që përgjegjësia të shkojë tek drejtori. Ky ishte fokusi kryesor i takimit tonë të sotëm”, tha Pjetri.

Ai deklaroi se një pikë tjetër që u diskutua me drejtorët rajonalë është kryesisht për zyrat e shërbimit.

“U urdhëruan menjëherë që çdo drejtori rajonale të shtojë sportele në zyrat e shërbimit. Pasi tashmë ne presim një fluks të shtuar. 

Janë emigrantë që kthehen në vendet e tyre, qytetarë të shumtë që vizitojnë qarkun tonë shumë të bukur. 

Çdo zyrë shërbimi do të shtojë sportele në ofrimin e shërbimeve, sepse qytetari kur të vijnë në zyrat e shërbimit nuk duhet të presë gjatë për të marrë shërbimin e tyre, por shtimi i sporteleve do të jetë një vlerë e shtuar dhe shërbimi do të ofrohet në mënyrë të shpejtë te qytetari.

Iu bë e ditur të gjithë drejtorëve rajonalë që asnjëri prej tyre nuk është as i pazëvendësueshëm as i paprekshëm. 

Asgjë personale me asnjërin prej tyre, por thjesht secili drejtor duhet të marrë masa për përballimin me sukses të sezonit turistik verë 2019 dhe për ushtrimin e detyrave të tij funksionale. Fokusi jonë vazhdon është dhe do të jetë banori i qarkut tonë Shkodër”, deklaroi Prefekti Pjetri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI I FUNDIT I HABIT TË GJITHË/ "Personat e zgjuar janë të pashëndetshëm"
Previous article LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Zbulohet EPIQENDRA dhe magnituda, raportohen...

F.autor

Postime të ngjashme

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT