• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Precedenti Tahiri, ndryshimi me rastin Basha dhe Mediu
Home
Breaking News

Precedenti Tahiri, ndryshimi me rastin Basha dhe Mediu

20 October, 2017 Editor Breaking News

Saimir Tahiri nuk është ish-ministri i parë, për të cilin prokuroria kërkon arrestimin e tij. Por, ndryshe nga ministrat dhe ish-ministrat e mëparshëm, kërkesa e prokurorisë drejtuar Kuvendit për arrestimin e Saimir Tahirit dhe kontrollin e banesës së tij, bëhet në kushte dhe në një terren tjetër ligjor.

Arsyeja se pse prokuroria kërkoi autorizimin e Kuvendit për hetimin e ministrit të atëhershëm të Transporteve Lulzim Basha për skandalin e dëmit 230 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës si dhe për hetimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për shpërthimin në Gërdec, ndërsa për Saimir Tahirin kërkon arrestimin, gjendjet në ndryshimet kushtuese. Në vitin 2012, Kushtetuta e Shqipërisë, pësoi një ndryshim të rëndësishëm sa i takon kufizimit të imunitetit të deputetëve. Deri në vitin 2012, Kushtetuta nuk lejonte as procedimin penal dhe as arrestimin e deputetit pa autorizimin e Kuvendit.

Pas ndryshimeve të miratuara nga Parlamenti në shtator të vitit 2012, Kushtetuta lejon Prokurorinë të ndjekë penalisht një deputet, ministër apo ish-ministër-deputet, edhe pa autorizim të Kuvendit. Kushtetuta aktuale nuk lejon arrestimin e deputetit pa autorizim të Kuvendit. Konkretisht, pika 2 e nenit 73 të Kushtetutës para shtatorit të vitit 2012, parashikonte që deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit.

Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do të arrestohet. Ndërsa, kjo pikë e ndryshuar parashikon që deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.

Për shkak të Kuvendit të imunitetit dhe ndryshimeve të tjera në legjislacion, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hetuar pa asnjë pengesë deputetin Saimir Tahiri, ndërsa në bazë të dyshimeve pas zhvillimit të hetimit, i kërkon Kuvendit leje për arrestimin e tij. Ndërkaq, një tjetër ndryshime ka të bëjë edhe me natyrën e akuzës së pretenduar. Tahiri akuzohet për trafik narkotikësh dhe korrupsionin pasiv, vepra penale këto që janë në kompetencë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu, akuzoheshin vetëm për shpërdorim detyre.

Rasti ‘Basha’ dhe ‘Mediu’
Ish-ministri i Transporteve Lulzim Basha dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kanë përdorur imunitetin e parashikuar në Kushtetutë, për t’i shpëtuar drejtësisë. Si Lulzim Basha, ashtu edhe Fatmir Mediu, me anë të procedurave, lojës me afate dhe presionit politik, i pamundësuan gjykatës që të gjykonte dosjen e përgatitur nga prokuroria. Dy ish-ministrat shfrytëzuan pikërisht fazën e hetimeve për sabotuar hetimet dhe gjykimin, ndërsa u pajisën sërish me imunitet në vitin 2009, duke i shndërruar të paprekshëm nga drejtësia.

Kushtetuta ishte

Neni 73

1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.

2. Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do të arrestohet.

3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.

4. Për rastet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi vendos me votim të fshehtë.

Kushtetuta në fuqi

Neni 73

1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.

2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.

3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Prokurori I Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.

4. Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me votim të hapur.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi për datën 20 tetor 2017 çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Previous article KUSH JANE/ Katër artistë të njohur, në garë për drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve

Editor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT