Kur mbrëmja e së dielës sapo po mbyllej, një foto qarkulloi me shpejtësi duke u bërë menjëherë lajm.
Ishte pikërisht foto e darkës së liderëve, siç edhe u quajt më pas që do të merrte vëmendjen e çdo media dhe stuatusi “Facebook”-u në 24 orët e ardhshme.
Në krye të tavolinës qendronte kryeministri Rama, I shoqëruar nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.
Foton e shkrepi Endrit Thaçi, djali I Presidentit I cili ishte dhe I pari që e publikoi. Nga ky fakt, kuptojmë edhe se darka u bë në shtëpinë e Thaçit.
Ndonëse nuk mbeti pa u përmendur edhe mungesa e Albin Kurtit, kur ky I fundit mori pjesë sot në protestën e pedagogëve në Tiranë gjithçka u bë më e qartë.
U fol për prapaskena madje disa media shkruajtën edhe se “ç’po zien në atë darkë”.
Por e vërteta duket fare më e thjeshtë. Kur kryeministri Rama deklaroi të enjten në sallën e Kuvendit se kishte marr një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë, nga John Bolton shkruajti më pas në “Tëitter” edhe temën e diskutimit.
Kjo e fundit përfshinte sigurisht edhe çështjet e Rajonit dhe Kosovën. E gjitha kjo do të thotë thjeshtë dhe vetëm se Kryeministri Rama, po transmetonte në njëfarë menyre mesazhet, që duheshin transmetuar.
Postimi i Endrit Thaçit në “Instagram”
Postimi i Edi Ramës në “Instagram”
Përgatiti: AlpeNews.al




