• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAPASKENAT/ Mesazhi i koduar i Metës 5 ditë para vrasjes së Pjerin Xhuvanit: Do iki në Elbasan pasi ka nevojë atdheu
Home
Politikë

PRAPASKENAT/ Mesazhi i koduar i Metës 5 ditë para vrasjes së Pjerin Xhuvanit: Do iki në Elbasan pasi ka nevojë atdheu

21 April, 2021 F.autor Politikë

Nga Adriatik Doçi 

Gjashtë ditë më parë, në 15 prill 2021, Presidenti Ilir Meta, artikuloi një mesazh të koduar nga një studio televizive, për situatën e tensionuar parazgjedhore në Elbasan.

Pas zhvendosjes në Vlorë dhe Durrës, Meta u shpreh se do të zbarkonte me bashkëpunëtorët e tij në Elbasan, pasi kishte nevojë atdheu, në kuadër të betejës së tij për zgjedhje të lira! “Do iki edhe në Elbasan. Patjetër! Do të iki kudo ku të ketë nevojë atdheu! Për zgjedhje të drejta dhe të lira. Ka gjë më të rëndësishme se zgjedhjet? Nuk janë të kërcënuara zgjedhjet?”, tha Meta natën e 15 prillit.

Në Elbasan, LSI-ja është në pozita shumë të vështira, për shkak të braktisjes nga përfaqësuesit kryesor të saj, të cilët janë bashkuar me PS-në dhe PD-në. Kryetari e LSI-së, Monika Kryemadhi ka hasur në vështirësi për të organizua qoftë edhe një takim elektoral. Sipas sondazhit të Piepolit, në bashkëpunim me Report TV, publikuar në 18 prill, LSI rrezikon të mos marrë mandat në Elbasan.

Pas mesazhit, Ilir Meta është zhvendosur në Elbasan. Në shpjegimin zyrtar u tha se do të merrte pjesë në një iftar me komunitetin mysliman. Por, kjo foto konfirmon se Meta ka zhvilluar takime me shtabin elektoral të LSI, për ta inkurajuar dhe dhënë porosi. Në krah të Metës shfaqet Ermir Gjinishi, i dyti në listën e LSI-së në Elbasan.

Dy ditë më pas, vritet një nga kundërshtarët kryesor politikë të LSI dhe PD në Elbasan. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se nuk mund të fliste për ngjarjen pasi nuk e njihte dinamikën. Nga ana tjetër, plagosjen e një përfaqësuesi të PD-së në Kavajë, pas një konflikti për parkimin, e konsideroi gjakderdhje zgjedhore, edhe pse dinamika e asaj ngjarje nuk kishte sfond elektoral.(shqiptarja.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e autorit: Shkuam të ndalonim një makinë që shpërndante para, qëllova për...
Previous article EKZEKUTIMI I XHUVANIT/ Baze: Meta e Basha po e trajtojnë ngjarjen si vendosje të drejtësisë meqë vranë një “tradhtar” të LSI-së

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la Politikë

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi Politikë

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT