• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAPASKENAT DHE “INTRIGAT”/ Ish deputeti i PD denoncon zgjedhjet e Bashës: Maskim për të kaluar dredhitë
Home
Politikë

PRAPASKENAT DHE “INTRIGAT”/ Ish deputeti i PD denoncon zgjedhjet e Bashës: Maskim për të kaluar dredhitë

2 October, 2020 F.autor Politikë

Ish deputeti Astrit Veliaj ka denoncuar të gjithë zgjedhjet që është duke bërë Partia Demokratike në strukturat e saj në kuadër të një formule për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme elektorale.

Por teksa ndjek zhvillimet brenda selisë, biznesmeni i njohur shprehet kritik duke i konisideruar si cënim të klimës së besimit.

Më herët, në Degën e Partisë Demokratike Berat anëtarësia ka votuar për 10 kandidatët e saj që vijojnë procesin në fazën tjetër të përzgjedhjes, shkruan “TemA”.

Nga lista e Beratit, është s’kualifikuar vetëm Astrit Veliaj, i njohur si ish-deputet i PD dhe biznesmen, teksa të tjetrët e kanë kaluar provën.

Statusi i plotë

Lufta kundër pandershmërisë 

‘Orientali shqiptar bashkohet me të tjerët si ata ujqërit që shkojnë së bashku në prehë dhe po w’. Këto fjalë janë shkruar sot e 90 vjet më parë, por duket se kjo kulturë nuk na është ndarë. Krist Maloki, ky studiues shqiptar ne Austrinë e shekullit të XX, ishte ndër të parët që evidentoi shpirtin rudimentar të politikanit shqiptar. Sipas tij, kjo specie jeton për llokmën dhe per fronin, jo për nderin dhe principet. Këtu duhet të fillojë ndryshimi ynë – lufta me pandershmërinë duhet të nisë me veten dhe shtrihet në mbarë shoqërinë.

Organizatat efektive ngrihen mbi integritetin dhe konkurencen e ndershme, jo mbi intrigat e klaneve korruptive. Keshtu nuk vjen ndryshimi. Keshtu riciklohet vazhdimisht e keqja. Këtu qëndron roli i lidershipit. Miti se uji buron i pastër nga lartësitë, por bëhet pis në ultësira është i gabuar. Baza reflekton shpirtin e qëndrës, ushtarët fytyrën e shefit të tyre. Njerezit imitojne prijesin, panndershmeria e tij behet pjese e kultures se pergjithshme. Prandaj jemi shoqëri me vlera dhe përfaqësi të përmbysura.

Farsat zgjedhore për të eleminuar njerëzit me realizime profesionale dhe kontribute social-politike cenojnë rëndë klimën e besimit, të përkatësisë dhe të bashkëjetesës në një familje politike. Investimi politik i viteve dhe viteve nuk mund të zhbëhet vjedhurazi, në gosti netësh te errëta ku mbi fundosjen e njerëzve të ndershem, ndahen parcelat imagjinare të pushtetit të nësërm. Ketu kemi arritur fundin. Partite duhet të organizohen për të promovuar, jo për të eleminuar. Eleminimi është kulturë e organizimeve okulte dhe nuk i përshtatet institucioneve demokratike.

Detyra bazike e cdo organizimi social e politik është ruajtja e kolegjialitetit, e respektimit te rregullave, të avancimit duke vlerësuar vitet e investimit dhe perkushtimit.

Po u minua konkurenca e ndershme është djegur shpirti i një partie, i një kombi, i vete modernitetit tonë të pretenduar.

Se sic thoshte Maloki oksidentalizmi nuk eshte veshje dhe qendrim plot kotësi neper sallone, por “kryerjen e një detyre të ndershme fund e krye, pa u tunduar nga përfitimi material”.

Te harxhosh shume energji per t’ia hedhur te tjereve nuk ben kurre prokopi. Asgjë nuk të rrënon më shumë se kur tjeter thua dhe tjeter ben, tjeter hiqesh dhe tjeter je, kur standardet i ke maskim per te kaluar dredhitë.

Shtetari shquhet per ndershmeri edhe me kundërshtarët, impostori politik kur gënjen edhe luftëtarët e tij. Nëse politika nuk ushtrohet si modeli i integritetit dhe dobishmerisë publike pa perfitime individuale, ajo kthehet në tregëti interesash të paskrupullta në dëm të zhvillimit kolektiv.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NAINGGOLAN-CAGLIARI, ORË VENDIMTARE/ Inter jep “ok” mbi formulën, por duhet gjetur gjuha ekonomike
Previous article 19-VJEÇARI NUK PO GJEN HAPËSIRA/ Bayern do afrimin e madh, "grabit" talentin e Anglisë...

F.autor

Postime të ngjashme

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT