• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRAPASKENA/ “Truku” që e bën nesër Arta Markun, Prokuroren e Përgjithshme të Përkohëshme
Home
Aktualitet
Drejtësi

PRAPASKENA/ “Truku” që e bën nesër Arta Markun, Prokuroren e Përgjithshme të Përkohëshme

17 December, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Dalin në dritë detaje të reja rreth taktikës që do të ndjeki nesër në seancën plenare, Grupi Parlamentar socialist, për të votuar kreun e ri të Prokurorisë së Republikës. Gjatë ditës së sotme u mësua më herët nga Alpenews.al se janë mbledhur firmat e 28 deputetëve të PS, që do të shkojnë për të mbështetur zyrtarizimin e kalimit në proces votimi, të kandidaturës së Arta Markut.

Ky duket se është vendimi politik i kësaj partie. Ligji parashikon zgjedhje e kryeprokurorit të përkohshëm, me votat e shumicës së thjeshtë  të Parlamentit, gjë që zotërohet nga PS.

“Tre janë kriteret që duhet të përmbushi secili nga tri kandidaturat e përzgjedhura për seancën e nesërme, në mënyrë që ti nënshtrohet procesit të votimit:

Së pari, një listë prej 28 deputetësh firmëtarë nga Grupi Parlamentar i PS, do të paraqesin me shkrim kandidaturën e vet për ta votuar si Prokuror i Përgjithshëm i Përkohëshëm.

Së dyti, bashkëngjitur me firmat duhet të jetë edhe një “curriculum vitae” e kandidatit që ata do mbështesin.

Së treti, kusht ligjor është edhe paraqitja e dhënies së pëlqimit paraprak nga vetë kandidati, për të hyrë në këtë proces votimi”,- tha për Alpenews.al burimi.

Këto hapa, janë parashikuar në nenin 111 të Kushtetutës së Shqipërisë që sanksionon “Zgjedhjen në organet kushtetuese ose të krijuara me ligj dhe dhënia e pëlqimit”, bazuar në pikën e parë të tij.

Të gjitha hapat e detyrueshme të kësaj procedure, mësohet se i ka plotësuar deri tani vetëm Arta Marku, kandidatja 41 vjeçare e ardhur nga Prokuroria e Shkodrës. Bashkë me të, ishin përzgjedhur nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve, edhe Ermira Tafani dhe Ferdinand Elezi, përkatësisht nga prokuroritë e Elbasanit dhe Durrësit. Por asnjëri prej të dyve, nuk ka arritur deri më tani që të mbledhi nga 28 firma deputetësh, si një kushti themelor i nevojshëm për tu futur në procesin e votimit nesër në seancën plenare.

Më parë, Komisionin Parlamentar i Ligjeve kishte skualifikuar nga gara, katër kandidatura të tjera për mosplotësimin e kritereve formale ligjore: Besnik Muçi, Granit Shahu, Artur Selmani dhe Arqile Koça.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE/ Skaf me drogë në Durrës. Policia: Janë sekuestruar 3 mjete, dyshohet se...
Previous article Për herë të parë motrat Vjollca në garë për një burrë

Redaktor1

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT