• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRAPASKENA/ Manovrat bajate të Adriatik Llallës për ti shpëtuar burgut me procedurë
Home
Aktualitet
Drejtësi

PRAPASKENA/ Manovrat bajate të Adriatik Llallës për ti shpëtuar burgut me procedurë

29 July, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Ekskluzive

Mjafton të shikoni sesi po përpëlitet përballë drejtësisë së re, flamurmbajtësi i sistemit të vjetër Adriatik Llalla, për të kuptuar se institucionet e reja kanë nisur të flasin përmes ligjit dhe jo “Maliqit”.

Ish Prokurori i Përgjithshëm, ka munguar në seancën e radhës, të caktuar për të nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar. Veç tij, ka munguar si rëndom në seancat e fundit, edhe avokati. Duke e bërë në këtë mënyrë, të plotë skemën banale të ikjes nga përballja me të vërtetën, përmes vonesave proceduriale.

Seanca e radhës ironikisht është caktuar më 9 shtator, ditën që do të nisë sezoni i ri politik dhe mblidhet Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ku pas 2 vjetësh e gjysëm lufte në rrugë dhe bojkotit të zgjedhjeve locale 2019 në mbrojtje të drejtësisë së vjetër dhe Adriatik Llallës, PD dhe LSI do të rikthehen për herë të parë në sallë.

Ish Kryeprokurori është dënuar me 2 vjet burg për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë, i janë sekuestruar disa parcela me mbi 22 mijë metra katrorë tokë në periferi të Tiranës dhe 1 apartament në Durrës.

Mungesat e Llallës dhe avokatit të tij në seancat e fundit, sipas juristëve, janë thjeshtë një manovër për ta zvarritur sa më shumë procesin. Me sa duket duke u gjendur përpara fakteve të pakundërshtueshme të ofruara nga SPAK dhe Gjykata, ata janë të bindur në fajësinë dhe konfirmimin e pashmangshëm të dënimit, edhe nga gjykata e shkallës së dytë.

Për të shmangur vuajtjen e dënimit në qeli, po kërkohet që ky vendim të shtyhet përtej limiteve, në mënyrë që koha e burgosjes të jetë konsumuar deri në deklarimin e trupit gjykues të shkallës së dytë, kur vendimi të mari formë të prerë. Kjo është seanca e 3 apo e 4 që shtyhet përmes manovrave të tilla proceduriale. Radhën e kaluar Llalla vetë u paraqit fizikisht në seancë, por mungoi avokati i tij, të cilin gjykata u detyrua për shkak të përsëritjes që ta dënojë edhe me gjobë.

Pavarësisht këtyre akrobacive juridike, dënimi i Adriatik Llallës nga drejtësia e re, herët ose vonë duket e pashmangshme. Ai dhe familja e tij është shpallur “non grata” në shkurt te 2018, nga Sekretari Amerikan i Shtetit z. Rex Tillerson, për shkak të përfshirjes në mënyrë “domethënëse” në korrupsion ose shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut.

Ish Prokurori i Përgjithshëm është konsideruar gjerësisht brenda sistemit të vjetër, si pengesa më e madhe sëbashku me lidershipin politik të opozitës, për zbatimin e Reformë së re në Drejtësi.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBI 46 MIJË BIZNESE KËRKOJNË PUNËTORË/ Industria përpunuese vuan më shumë për punëtorë
Previous article KORRUPSIONI NË KADASTËR/ Dalin përgjimet, si ndaheshin paratë për regjistrimin e një prone: 1.5 i do drejtori dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT