• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PRAPA HEKURAVE ËSHTË BOTË TJETËR”/ Noka- deputetëve: Ju ka zënë makthi, zverdheni se ju pret burgu
Home
Politikë

“PRAPA HEKURAVE ËSHTË BOTË TJETËR”/ Noka- deputetëve: Ju ka zënë makthi, zverdheni se ju pret burgu

17 February, 2025 s.autor Politikë

eputeti demokrat Flamur Noka ka folur me një gjuhë të ashpër në Kuvend, teksa iu drejtua qeverisë.

Sipas Nokës, të gjithë deputetët e mazhorancës janë hajdutë, duke shtuar se tashmë i ka zënë frikë se mos përfundojnë në burg.

“Si mundet të quash normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 867 mijë euro vetëm blerje online, pa llogaritur blerjet nëpër dyqane që nuk janë regjistruar. A e dini ju se, vetëm Imelda Markos gruaja e ish-presidentit të Filipineve në 1986 kur u arratis për Hauai, kishte lënë pas një pasuri të tillë, si kjo Imelda Markosi e Tiranës. A e dini ju se në Filipine ngrit një muze korrupsioni, që tu japë shembull njerëzve që të mos vjedhin më, të mos guxojnë.Si mund të ketë qenë ministrie kjo që mbron hajdutërinë. 867 mijë euro të brendshme dhe bizhu. A e dini ju se, kjo zonjë që jeton në luks. Është një zonjë në Fier që quhet Vaide Majaci, invalide pune, në barakë e ka lënë qeveria juaj. 40 euro në muaj i jep.

Ndërsa Imelda Markosi e Tiranës zhgërryhet në luks. Nuk flisni ju për Vaiden dhe mijëra Vaide që janë nëpër Shqipëri. Si ka mundësi, si ju ka katandisur të tillë.

Si ju ka depersonalizuar Edi Rama të gjithëve. Ku e keni atë drejtësinë tuaja. Ku është? Nuk ka ndodhur në ndonjë vend të botës që kryeministri të shkojë në bashkinë e kryeqytetit, dy herë brenda ditës pasi është arrestuar hajduti që drejtonte dhe të mbledhë, njëherë policinë bashkiake e ndërtimore për ti urdhëruar dhe të dalë në protestë dhe njëherë të gjithë administratën dhe drejtuesit e njësive administrative për të ju thënë, do të organizoni protestën kundër institucioneve të shtetit, kryeministri i një shteti.Si mund të flisni ju për shtet ligjor, shtet të së drejtës. Është makthi që ju detyron, ju ka zënë makthi dhe harrojeni se keni shpëtim. Këta këtu mbrapa jo, këta banda e hajdutëve dhe krimit këtu, këta kanë Nesti Angonin gjithsecili. Kjo ka këtu na Karlon, Nesti Angon.

Po dhe juve ju ka përlyer diku dhe sa herë që vjen muhabeti që të diskutoni krimin e korrupsionin ju fanepset në ëndërr një Nesti Angon. Dhe fap ju kaplon makthi dhe mbroni krimin e korrupsionit.

Paturpësia është se e quani dhe sukses. I qan djali lali vjedhësit atje dhe për këtë ligji nuk duhet të veprojë. Po Jamarbër Malltezit që e kishte vajzën e sëmurë atje, nuk i qajnë fëmijët që ju e akuzuat se zhvilloi pronën e tij, ndërsa ky vodhi pronën e shqiptarëve. Hajdutë! Asgjë më shumë se hajdutë, të gjithë hajdutë. A skuqeni more, a skuqeni kur u dilni njerëzve përpara. Si mund ta lejoni veten të keqpërdorni kaq brutalisht. Nuk kam fjalë.

Tre kompani tha kryetari i grupit parlamentar të PD. 86 milionë euro me firmën e lali vjedhësit kanë marrë në bashki dhe ato pastaj sponsorizonin harbimet dhe luksin e shfrenuar të zonjës së kryebashkiakut.

Për ju nuk është korrupsion, por të zhvillosh pronën tënde private, kur nuk je rilindas është korrupsion. A e kuptoni se ku keni mbërritur. Zullumi i pafre tani po shpërthen. Nuk i zë gjumi asnjëri.

Kjo shef ëndrra me Karlon, ai tjetri me Suel Çelën. Edhe kryeministri njëlloj si ju, ka makthe tani se po afron 11 maji. Nuk ka Aleks që ta marrë përkrahu dhe ta paraqesë nëpër samite. I zhduku fotot në rrjetet sociale, kudo, kryeministri juaj. Ai ishte perëndia juaj. Ku është perëndia jua, keni ngelur pa perëndi se tashmë ju ja pushtuar satanai.

E makthi e dini se kush është? Cris LaCivita. Zbarkoi një sherif në Tiranë dhe ju nuk flini gjumë. Nuk ka më shans të ju mbrojë kush krimin e korrupsion. Fundi juaj po ju vjen. Shoh trishtim tek ju të gjithë. Po, trishtim keni të drejtë. Këta nuk kanë thjeshtë trishtim, por kanë halle të mëdha. Sepse atje prapa hekurave është botë tjetër, janë delikatë këta nuk e durojnë dot atë lloj jete. Koha e zullumqarëve po merr fund.”– tha Noka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVEND/ Balla i drejtohet opozitës: Pse nuk flisni për raportin e DASH për korrupsionin?
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ I dërguari special i Trump viziton Poloninë, për bisedime me presidentin Andrzej Duda

s.autor

Postime të ngjashme

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me… Politikë

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me…

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në Breaking News

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT