• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRANON LIDHJEN ME SALIANJIN/ Grida Duma: Ai është bashkudhëtari im, por në politikë ka identitetin e tij
Home
Politikë

PRANON LIDHJEN ME SALIANJIN/ Grida Duma: Ai është bashkudhëtari im, por në politikë ka identitetin e tij

27 September, 2024 s.autor Politikë

Politikania demokrate dhe tashmë drejtuese e emisionit “Top Story”, Grida Duma ka pranuar zyrtarisht mbrëmjen e sotme bashkëjetesën me Ervin Salianjin, shkruan newsbomb.al. Deputeti i Partisë Demokratike është dënuar këtë të enjte me 1 vit burg për dosjen “Babale”.

Pikërisht, për këtë vendim emisioni është hapur me një monolog të shkurtër nga Grida Duma, e cila ndër rreshta pranoi bashkëjetesën me politikanin Ervin Salianji, duke e quajtur “bashkudhëtar”.

“Ervin Salianji është bashkudhëtari im”, u shpreh Grida Duma, teksa u kujdes të shtonte se pavarësisht këtij fakti, Ervini e ka bërë vetë rrugëtimin e tij politik dhe sot ka një identitet të ngritur ndër vite duke qenë në krye të denoncimeve të forta.

“Ervin Salianji është një bashkërrugëtar i imi. Thënë këtë me qartësinë e të qenurit gjithmonë e vërtetë në këtë format ku jam autore, mund të them që si bashkërrugëtar timin, e di fare mirë sesi ka zgjedhur ta krijojë identitetin dhe profilin e vetë politik”, tha ajo.

Video Player

00:00
00:21

Dy politikanët e Partisë Demokratike janë përfolur prej kohësh për një bashkëjetesë të mundshme, madje në media janë publikuar dhe fotografi të caktuara të tyre në mjedise publike, por as Grida dhe as Ervini nuk e kanë pranuar, deri sonte në mbrëmje.

“Një zë denoncues, një zë i cili ka krijuar figurën, denoncimin, identitetin dhe plot lëvizje të tjera të cilat sigurisht rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo, dhe sesi do ta përballë ai këtë situatë.

Por identitet i krijuar nëpërmjet denoncimeve edhe atëherë kur PD që unë e njoh mirë, ka pasur dyshime nëse duhen kryer këto denoncime për shkak të forcës dhe për shkak të qartësisë se ku çonte përkundrejt një pushteti që sipas PD i kishte të gjitha të dhënat të ishte e dhunshme lufta me kundërshtarin”, u shpreh më tej Grida Duma teksa fliste për angazhimin politik të Salianjit.Në këtë moment të vështirë për deputetin demokrat, i cili po shijon orët e fundit të lirisë, pasi pritet që nesër më datë 27 Shtator, prokurori pritet të njoftojë zyrtarisht Drejtorinë e Policisë Tiranë për ekzekutimin e vendimit me burgim të Ervin Salianjit, Grida Duma njoftoi publikisht se ai është “bashkërrugëtari” i saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERVIN SALIANJI U DËNUA ME 1-VIT BURG/ Sot pritet ekzekutimi i vendimit të Apelit
Previous article FOTOLAJM/ Kryeministri Rama takon presidentin amerikan Joe Biden

s.autor

Postime të ngjashme

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme Politikë

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë Politikë

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT