• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRANGOSJA E ISH-ZYRTARËVE TË PS/ Rama paralajmëron socialistët:  Jemi krah drejtësisë, kush devijon nga rruga të shkojë aty ku e ka vendin
Home
Politikë

PRANGOSJA E ISH-ZYRTARËVE TË PS/ Rama paralajmëron socialistët: Jemi krah drejtësisë, kush devijon nga rruga të shkojë aty ku e ka vendin

26 March, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama thotë se PS është e vetmja forcë politike që garanton vijimësinë e reformës në drejtësi. Gjatë një takimi me kandidatët për deputetë, nga Shiroka, Rama tha se për herë të parë pushteti politik i ka dorëzuar shpatën drejtësisë. Kreu i qeverisë u shpreh se janë krah drejtësisë pavarësisht të gjitha lajthitjeve, ndërsa një mesazh dha edhe për të tijët kur tha se kush devijon nga rruga të shkojë atje ku e ka vendin.

“E rëndësishme është që të gjithë merren me ne, nuk lënë gjë pa thënë për ne. Kanë edhe paturpësi, që na tregojnë ne me gisht për punët që po bën drejtësia na tregojnë pse edhe disa ndër ne kanë probleme me drejtësinë, ndërkohë që nëse kjo ditë erdhi, erdhi sepse e sollëm ne. Vizoni, kurajo, mbështetja jonë për institucionet e drejtësisë dhe vendosmëria që lufta kundër korrupsionit të jetë totale. Ne dorëzuam shpatën për herë të parë që nga 1912, pushteti politik s’ka shpatën që i takonte ta kishte drejtësia dhe për herë të parë e ka drejtësia. Ne duhet të ulim kojkën për këtë, përkundrazi. Përtej të gjitha lajthitjeve, në thelb ky është proces historik që e ke mi mbështetur dhe do ta mbështesim deri në fund. Ata që s’do kenë asgjë në dorë, SPAK e shohin si të vetmen shpresë që të kapi ndonjë gjë, e shohin si aleat përt ë bërë politikë opozitare. Bufi thotë do e shkrij. Ne e kemi të qartë vijën, kush është këtu për qëllimin e përbashkët është i nderuar, kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe përdor fuqinë që i jep populli përmes PS për të bërë punë jo të ndershme pas shpinës sonë të shkojë atje ku ka vendin. Është shumë e thjeshtë, s’ka asgjë për të pasur dyshime dhe dilema”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA PËR EMIGRANTËT/ Renzi viziton sot kampin e Gjadrit
Previous article 11 MAJI/ Rama në Shkodër takon kandidatët për deputetë, Benet Beci: Zgjodhëm ekip të motivuar për të punuar fort

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT