• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRANGA DY SHQIPTARËVE NË GREQI/ Flisnin me aplikacion të koduar! Vodhën edhe shtëpinë e policit
Home
Aktualitet
Kronikë

PRANGA DY SHQIPTARËVE NË GREQI/ Flisnin me aplikacion të koduar! Vodhën edhe shtëpinë e policit

20 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy shqiptarë të akuzuar për vjedhje janë arrestuar nga policia greke në Athinë.

Dy të arrestuarit, të moshës 29 dhe 52 vjeç, operonin të paktën që prej muajit shtator.

Zakonisht vjedhjet i kryenin në mëngjes dhe pasdite.

Ata merrnin automjete me qira dhe thyenin dyert e shtëpive duke përdorur çelësa.

Ata vëzhgonin shtëpitë për disa kohë dhe shpërndanin fletëpalosje reklamuese, për të mos ngjallur dyshime te banorët.

Dy shqiptarët, sipas mediave greke, përdornin një aplikacion të koduar mesazhesh për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve, në fund të shtatorit, viktimë e këtyre hajdutëve kishte rënë edhe një punonjës policie. Konkretisht, pasi kanë hyrë në shtëpinë e tij në Halandri, kanë kontrolluar të gjitha ambientet dhe kanë marrë bizhuteritë që kanë gjetur, si dhe armën e shërbimit.

Në total janë zbuluar 14 raste vjedhjesh në shtëpi në Cholargo, Papagou, Neo Psychiko, Agia Paraskevi, Chalandri dhe Ampelokipi, ndërkohë që përfitimi financiar total nga aktiviteti i tyre kriminal e kalon shumën monetare prej 195 mijë euro.

Nga kontrollet e kryera në shtëpitë e tyre, ndër të tjera, janë gjetur dhe konfiskuar:

  • 58150 euro,
  • 8,550 USD,
  • shumëllojshmëri bizhuterish, ora, syze dielli dhe çanta,
  • shumë mjete dhe çelësa hajduti,
  • pistoletë lodër,
  • 2 thika,
  • veshjet e përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe
  • telefonat celularë.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Dy të vdekur në aksidente, 22-vjeçari në Durrës përplaset me trajlerin e parkuar, në Librazhd 31-vjeçari godet kamionin
Previous article TRAFIK DROGE NË FRANCË/ Grupit i zbulohen transferta parash në Shqipëri. Kreu dënohet me 5 vjet burg

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT