Presidenti i vendit, Ilir Meta Sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, ka ndare me ndjekesit e tij nje mesazh te forte, duke kujtuar porositë e Shenjtores Nënë Tereza.
Meta ben apel per gjithe shqiptaret te jene pranë pranë njëri-tjetrit, në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime, pranë kujtdo që ka nevojë.
Postimi i Metës
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, ne kujtojmë porositë e Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar e botëror të humanizmit e solidaritetit, për të qenë pranë pranë njëri-tjetrit, në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime, pranë kujtdo që ka nevojë për ndihmë e përkujdesje, veçanërisht në krah të fëmijëve e të rinjve, të vetmuarve, njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve, për t’u dhënë shpresë dhe besim.


