• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PRAG KATASTROFE BËRTHAMORE”/ Ukraina ngre ALARMIN: Rusët shkatërruan digën, termocentrali rrezikon të…
Home
Nderkombetare

“PRAG KATASTROFE BËRTHAMORE”/ Ukraina ngre ALARMIN: Rusët shkatërruan digën, termocentrali rrezikon të…

6 June, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Ukraina ka akuzuar ditën e sotme Rusinë për hedhjen në erë të një dige të madhe dhe një hidrocentrali, duke kërcënuar me krijimin e një përmbytjeje ‘katastrofike’, e po ashtu një katastrofe bërthamore.

Ministria e Brendshme e Ukrainës konfirmoi këtë mëngjes se diga Kakhovka mbi lumin Dnieper në jug të vendit u dëmtua nga një shpërthim dhe uji kishte filluar të vërshonte. Ministria u bëri thirrje banorëve të 10 fshatrave në bregun e djathtë të lumit dhe pjesëve të qytetit të Kherson poshtë lumit që të evakuojnë shtëpitë e tyre.

Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar më parë se dështimi i digës mund të çlirojë 18 milionë metra kub (4.8 miliardë gallon) ujë dhe të përmbyt Kherson dhe dhjetëra qytete dhe vendbanime të tjera, shtëpia e qindra mijëra njerëzve.

Eksperti i sigurisë mjedisore Maksym Soroka paralajmëroi se dëmi i mundshëm që mund të shkaktojë përmbytjet ‘mund të krahasohet lehtësisht me një shpërthim [një] bombë atomike’, duke pasur parasysh shkatërrimin që mund të ndodhë nëse diga prishet plotësisht.

Presidenti Volodymyr Zelensky tani do të mbledhë urgjentisht Këshillin e tij të Sigurimit të martën pas shpërthimit në digën që siguron ftohje jetike në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia.

Shpërthimi në digë ka ngjallur shqetësime për një shkrirje të mundshme në termocentral nëse reaktorët nuk mund të ftohen.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar më parë njëra-tjetrën për sulme ndaj digës, dhe tetorin e kaluar Zelensky parashikoi se Rusia do ta shkatërronte digën në mënyrë që të shkaktonte një përmbytje.

Diga dhe hidrocentrali u kapën nga forcat e Putinit si prioritet në fillimin e pushtimit rus më 24 shkurt të vitit të kaluar. Zyrtarët rusë pretenduan se diga u sulmua nga sulmet ushtarake ukrainase.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBI 19 MIJË FERMERË..."/ Rama jep lajmin e mirë: Kemi rritje të eksporteve bujqësore
Previous article SIGURIA E TURISTËVE/ Bllokohen 5 varka artizanale dhe 1 traget në liqenin e Komanit! Në hetim pronari i tragetit...

s.autor

Postime të ngjashme

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT