Rikualifikimi i plotë urban dhe ngritja e qendrës turistike, janë investimet me vlerë mbi 140 milionë lekë, që do ta shndërrojnë Vermoshin, skaji më verior të Shqipërisë, në një destinacion të veçantë turistik.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se, investimi është pjesë e projektit Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës së Bregdetit dhe parashikon brenda një periudhe 10 mujore, ndërtimin e qendrës dhe rikualifikimin urban të zonës
Punimet konsistojnë në rikualifikimin e Qendrës së Vermoshit: mbrojtjen e lumit, mbulimin me pllaka dekorative prej guri, elemente urbane dhe peizazhi, zëvendësimin e teknologjisë për përmirësimin e çative, sistem ventilimi për çatitë dhe membrana kundër ujit, izolim i përfunduar me pllaka druri pishe dhe të fiksuara me profile metali, konsolidimin e strukturave nga brenda, muret, dyshemeja, çatitë dhe shkallët” thuhet në specifikimet e procedurës që tashmë ka edhe një fitues.
Projekti për Alpet dhe Bregdetin i financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka e Zhvillimit e Këshillit të Europës, ka mundësuar zbatimin e një seri punimesh në Vlorë si rruga Vlorë-Kaninë, rehabilitimi i shëtitores në anë të detit për zonën e xhiros, si dhe ndërtimi i rrugës së unazës së Vlorës. e.xh/ /a.g/