• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
POTENCIAL PËR EKSPORT/ Prodhimi i luleshtrydhes në vendin tonë deri në 4 mijë tonë
Home
Ekonomi

POTENCIAL PËR EKSPORT/ Prodhimi i luleshtrydhes në vendin tonë deri në 4 mijë tonë

5 May, 2019 k.autor Ekonomi

Kultivimi i luleshtrydheve mbetet një biznes fitimprurës për fermerët. Prodhimi i luleshtrydhes në vend, kryesisht në zonën e Fierit dhe Lushnjës po njeh rritje ndër vite krahas kërkesës së shtuar në tregun vendas dhe për eksport, të këtij produkti.

Luleshtrydhja dikur një treg i furnizuar gati 90% nga importi, është shndërruar që nga 2014 në potencial për eksport deri në vendet e BE-së.

Sipas shifrave të 2015 dhe 2016, eksportet e luleshtrydhes shqiptare janë 10-fishuar, në peshë dhe vlerë. Partnerët kryesorë tregtarë mbeten ata rajonalë, si Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ndërsa në vitin 2016, janë shtuar edhe vende si Italia, Rumania, Bullgaria.

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sipërfaqja e mbjellë është rritur edhe në 2018. Sasia e prodhuar është dyfishuar nga viti 2016 në 2018, duke arritur mbi 4 mijë tonë.

Rritja e prodhimit me këto ritme është reflektuar në tregun e brendshëm, me një çmim të ulët. Një kilogram luleshtrydhe, ndryshe nga vitet e tjera, në muajin prill, e gjen në treg në Tiranë edhe 200-250 lekë.

Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se në vitin 2016, sipërfaqja ishte 91 hektarë. Ndërsa në vitin 2018, sipërfaqja e mbjellë është përqendruar në zonën e Fierit, duke arritur në 111 hektarë, me një rritje të lehtë prej 5,5%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUDDERFIELD-MANCHESTER UNITED/ Solskjaer synon fitoren pë një vend në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article SKENAR I PABESUESHËM/ Ja si Anglia mund ta shpallë kampionen mes Liverpool dhe Manchester City

k.autor

Postime të ngjashme

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë? Ekonomi

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë?

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

RRITEN ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja Ekonomi

RRITEN ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT