Kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha ka postuar video nga rruga e kombit sot teksa shkonte në Kurbin.
Përveç flamujve blu, borive dhe makinave që bllokonin autostradën ra në sy edhe fakti se makina me të cilen udhëtonte Lulzim Basha po shkelte rregullat e qarkullimit rrugor.
Pra, në vijë të plotë të gjithë e dinë se nuk lejohet parakalimi, përveç shoferit të kreut të opozitës. Këtë gjë duket se ia ka vënë në dukje edhe një prej komentuesve.
Kur rregullat i shkel edhe ai që pretendon të bëhet kryeministri i ardhshëm…çfarë duhet të presim?!
/AlpeNews.al





