Deputeti i LSI, Luan Rama postoi një fotografi me presidentin rus, Vladimir Putin. Takimi është bërë në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Ndërparlamentar. “Shën Petërsburg: Me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Vladimiroviç Putin, pas seancës solemne të Asamblesë së Përgjithëshme të Unionit Ndërparlamentar”, – shkruan Luan Rama pas fiksimit te fotos qe per nga cilesia duket e bere me celular. Politikanet shqiptare kane bere gare prej 27 vjetesh, se kush e kush te dali ne foto me Presidentet e SHBA, apo me zv. Presidentet dhe sekretaret e shtetit amerikan. Foto e Luan Rames me shume se sa per ndonje lajm, per shkak se duket qe eshte bere ne pushim te seances neper salla e koridore, ka nje rendesi tjeter. Madje jo te vogel. Ka filluar gara e re, qe menduam se kemi gjysem shekulli qe e kishim harruar: kush e kush te dale ne foto, me Presidentin e Rusise. Tani qe u shpall edhe si njeriu me i fuqishem i planetit, gara do te vijoje se kush e kush te dale tashme i pari ne foto me Presidentin e Kines. Ne kete menyre Luan Rama sapo na tregoi se jo vetem brenda Shqiperise politika eshte tripolare (PS-PD-LSI), por edhe vete lidershipi yne vijon te vertitet rreth trekedeshit Uashington- Moske- Pekin.