Ashtu siç ndodhi pas tërmetit të 21 shtatorit kur në disa media online u shpërnda qëllimisht një lajm i rremë ku thuhej se një tërmet apokaliptik do të trondiste vendin dhe shumë prej qytetareve dolën jashtë, edhe tek tërmeti tragjik i 26 nëntorit pati jo një por shumë të tillave.
Nuk dihen qëllimet se përse dikush duhet ti bëjë keq qytetarëve që ndodheshin në momente të vështira, por që fatmirësisht u vërtetua shpejt e kundërta e tyre.
ALPEnews.al sjell si mëposhtë disa prej tyre
Një audio-fake në italisht, shkaktoi alarm në Durrës. Zëri i një burri që flet italishte të përsosur i bën të ditur një personi imagjinar i cili banon në Durrës se duhet të largohet nga katet e sipërme të banesave pasi do të vinte një tjeter tërmet i madh gjatë natës.
Tsunami. Po në Durrës, kur situata vijonte e rënduar u perhapen shpejt fjalët se qyteti do të perfshihej nga tsunami. U nevojit nderhyrja e ekspertëve per të qetësuar zërat që sigurisht ishin të pavërteta pasi shanset që kjo të ndodh në Shqipëri janë thuajse zero.
“100 persona ne morgun e Tiranes”, ishte edhe “Fake News” i rëndë që burimin e kishte nga faqja “JOQ”. Adminsitratoret e kësaj të fundit u vunë nën hetim nga policia, për perhapje paniku. Informacioni ishte i pavërtetë.
“Po çahet bulevardi i Durrësit nga tërmeti”, ishte edhe “goditja” e radhës nga i njëjti portal JOQ. Në një lidhje live nga “Top Chanel”, gazetarja vërtetoi se e çara në Bulevard kishte muaj aty dhe nuk kishte ardhur nga tërmeti.
“Ikni se do shpërthejnë depozitat”. Një 25-vjeçare është vënë në prangat e policisë për shkak se në rrjetet sociale ka me anë të njoftimeve të rreme ka përhapur panik tek qytetarët.
Ja çfarë shkruante Xhulja Aliaj.
“Spitali i Durrësit ka dëmtime”. Ky keqinformim sipas kryeministrit Rama, solli edhe vdekjen e një personi. I gjendur përballë kësaj situate, një prej familjarëve ka nxjerrë babanë nga spitalit pavarësisht insistimit të mjekëve. Siç tregon kreu i qeverisë, ai ka ndërruar jetë rrugës. “Kriminel” i quan Rama dhe jo media.
Fotot që “ngatërruan” rrjetin e që nuk janë në Shqipëri