• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
POST PROTESTA/ Si u pasqyrua “TUBIMI” i demokratëve në mediat e huaja… (VIDEO)
Home
Shqipëri

POST PROTESTA/ Si u pasqyrua “TUBIMI” i demokratëve në mediat e huaja… (VIDEO)

26 May, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Associated Press, Washington Post e ABC News mes të tjerash, kanë pasqyruar zhvillimet kryesore të tubimit, hedhjen e sendeve të forta në drejtim të godinave qeveritare, përplasjen e dhunshme mes protestuesve e policisë, si dhe plagosjen e kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike Bledi Kasmi.

Protesta anti-qeveri e opozitës është pasqyruar edhe në mediat e huaja. Prestigjioze si Associated Press, Washington Post, ABC News raportuan se mijëra mbështetës të opozitës ju bashkuan protestës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për lidhje me krimin e organizuar.

Të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, protestuesit marshuan përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit në Tiranë, me thirrjen “Rama ik”. Mediat gjithashtu raportuan se demonstruesit, të cilët mbanin flamuj të Shqipërisë e Bashkimit Europian, goditën me sende të forta godinën e kryeministrisë dhe ministrinë e brendshme.

Ndërkombëtarët pasqyruan gjithashtu edhe përpjekjen e protestuesve për të thyer kordonin e policisë, ndërsa nuk mbeti jashtë vëmendjes edhe plagosja nga përplasja me policinë e kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike Bledi Kasmi.

Shkrimi i prestigjiozeve vijon me falenderimin e kryeministrit Rama në Facebook, për demokratët të cilët nuk mbështesin qeverinë e që sërish nuk pranuan të ishin pjesë e kësaj proteste.

Në mbyllje të raportimeve, mediat e huaja bëjnë një kronologji të ngjarjeve që çuan në këtë tubim të opozitës, duke përmendur akuzat e demokratëve për ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj dhe mbështetjen e aktiviteteve të vëllait të tij lidhur me drogën. Më parë këtë muaj, Agron Xhafaj u vetëdorëzua tek autoritetet italiane për të kryer një dënim të dhënë në vitin 2002. Ministri Xhafaj mohon pretendimet, ndërsa ka premtuar dorëheqjen nëse vërtetohet e kundërta.

Shkrimet përmbyllen me perspektivën e nisjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian muajin e ardhshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIGUE 1/ Tuchel nis spastrimet te PSG, largon gjysmën e mbrojtjes
Previous article Kush është veshur më bukur këtë javë? Nga Lori tek Jonida, ja të famshmet shqiptare më me stil (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

MBI 2 MILIONË EURO LLOGARI, BLEU.../ Zbardhet pasuria e Ermal Beqirit në Francë. SPAK: Do sekuestrohen Aktualitet

MBI 2 MILIONË EURO LLOGARI, BLEU.../ Zbardhet pasuria e Ermal Beqirit në Francë. SPAK: Do sekuestrohen

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta Politikë

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje Politikë

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT