• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“POSHTË DIKTATURA”/ Mijëra qyetarë protestojnë në Kubë kundër regjimit komunist
Home
Nderkombetare

“POSHTË DIKTATURA”/ Mijëra qyetarë protestojnë në Kubë kundër regjimit komunist

13 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Në Kubë mijëra qytetarë kanë dalë të protestojnë kundër qeverisë komuniste në vend. Me parullën ‘poshtë diktatura’ dhe me thirrjet ‘liri’ fillimisht protestat nisën në mënyrë spontane në disa qytete, por më pas me mijëra të tjerë u mblodhën në të gjithë vendin.

Kuba po përballet me krizën më të rëndë ekonomike në 30 vitet e fundit. Për mediat e huaja protestuesit janë shprehur se janë mërzitur për shkak të kolapsit të ekonomisë, mungesës së ushqimit e ilaçeve, rritjen e çmimeve por edhe me mënyrën sesi qeveria po trajton pandeminë COVID-19. Ndërsa shprehen se nuk kamë lirinë e nevojshme, të tjerë theksojnë se duan ndryshim dhe jo më diktaturë në vendin e tyre.

“Nuk ka ushqim, ilaçe, nuk ka liri. Ata nuk na lënë të jetojmë”, tha një protestues.

“Ne nuk kemi frikë. Ne duam ndryshim, nuk duam më diktaturë,” u shpreh një protestues tjetër.

Mirëpo turmat nuk janë pritur mirë nga qeveria. Presidenti i vendit, Miguel Diaz-Canel  iu bëri thirrje forcave të sigurisë që t’i ‘luftojnë’ potestuesit.

“U bëjmë thirrje revolucionarëve të vendit, të gjithë komunistëve, të dalin në rrugë atje ku po ndodhin këto provokime dhe të përballen me to në mënyrë decizive dhe kurajoze”, u shpreh presidenti.

Forcat e sigurisë pas kësaj thirrjeje kanë arrestuar dhjetëra protestues dhe janë përballur me to fizikisht. Madje është përdorue edhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre. Ndër të tjera edhe një fotograf është dëmtuar gjatë mbulimit të protestës pasi ëshët përplasur fizikisht me forcat e sigurisë.

Fotografi i dëmtuar

Në përgjigje të trazirave, presidenti Miguel Díaz-Canel në një dalje televizive fajësoi SHBA-në. Ai i quajti sanksionet e saj të rrepta ndaj Kubës. Sipas rij, protestuesit ishin mecenarë të punësuar nga SHBA për të destabilizuar vendin.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i SHBA, ku presidenti Joe Biden u shpre se populli Kuban po mbron të drejtat e tij. Një reagim ka pature edhe nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA i cili shkroi se SHBA mbështet lirinë e shprehjes dhe do të dënojnë me forcë çdo rast dhune ndaj protestueve. Ndërsa, diplomatja e lartë për Amerikën Latine, Julie Chung reagoi përmes një postimi në Twitter duke thënë se janë të shqetësuar për trazirat.

“Populli Kuban po preteston me guxim për të drejtat themelore dhe universale,” tha Joe Biden në një deklaratë.

“SHBA mbështet lirinë e shprehjes dhe protestat në të gjithë Kubën dhe do të dënojë me forcë çdo rast dhune ndaj protestuesve paqësorë që po ushtrojnë të drejtat e tyre universale“, shkruan Jake Sullivan.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga ‘thirrjet për të luftuar’ në Kubë”, shkruan Julie Chung.

Protestat anti-qeveritare filluan me një demonstratë në qytetin e San Antonio de los Baños, në jug-perëndim të Havana, por shpejt u përhapën në të gjithë vendin. Shumë prej tyre u transmetuan drejtpërdrejt në rrjetet sociale, ku shiheshin marshues duke bërë thirrje për ndryshim me parrulla kundër qeverisë dhe presidentit.

Nga postimet në mediat sociale shiheshin njerëz që përmbysnin makinat e policisë dhe plaçkitnin disa dyqane të shtetit. Për shumë kubanë, këto dyqane janë të vetmet ku mund të blihen gjërat e domosdoshme, por çmimet janë të larta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNË NË FAMILJE, KOKAINË DHE VJEDHJE/ Çfarë ndodhi në Tiranë? Arrestohen...
Previous article TË FLESH HERËT APO VONË? Mësoni cilat janë ndikimet për jetëgjatësinë

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT