Policia e Tiranës ka arrestuar sot në kuadër të një operacioni anti-drogë të koduar “Profesori” 3 shtetas, mes të cilëve edhe Gazment Gazheli, 46 vjeç, i njohur me pseudonimin ‘profesori’.
Ai sigurisht që është banues në Tiranë, pinjoll i një familje me emër në qytet dhe i dënuar më parë për “Prodhim e shitje të narkotikëve”.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në zonën e “Brrylit, Ali Dem, Shkozë” merreshin me shitjen e lëndës narkotike të llojit “Heroinë dhe Kokainë”.
Por kush është Gazmend Gazheli i njohur me pseudonimin “Profesori”?
Gazmend Gazheli, sot 46 vjeç është djali i një personazhi të njohur në kryeqytet, Petrit Gazhelit.
Ndryshe babai i tij njihet si Tit Gazheli për shkak të fames fillimisht si tregetar, me pas si i pasur dhe shume i pasur, e me vone akoma, per shkak te nje afere droge, qe u percoll me buje ne mediat e saj kohe.
Gazmend Gazheli është arrestuar edhe në dhjetor të vitit 2008 për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gazmend Gazheli është djali i Petrit Gazhelit, i cili është bërë i njohur në fund të vitit 1998 kur ai është marrë peng.
Më 9 dhjetor të atij viti ai po udhëtonte me makinë nga Tirana në Elbasan kur është ndaluar në mes të rrugës dhe është marrë peng nën kërcënimin e armëve. Familjes së Petrit Gazhelit, një nga biznesmenët më të njohur të konfeksioneve nga Turqia, i kërkonin dy milionë dollarë, ndërkohë që ai iu dha 400 mijë USD.
Ai u lirua pas një operacioni të policisë por asnjë herë nuk u mësua shuma e vërtetë që u pagua dhe se kush ishin pengmarrësit. Jehona e ngjarjes zgjati shumë por në maj të vitit 2000 Tit Gazheli u bë sërish personazh i njohur.
Ai u arrestua në Greqi pasi në kamionin me konfeksione që vinte nga Turqia u gjetën 11 kilogramë heroinë. Për këtë gjë ai u dënua me 18 vjet burg në Greqi.
Pas shumë apelimesh ai gjeti mundësinë që të kryente pjesën e mbetur të dënimit në vendin tonë.
Kjo e ndihmoi edhe në konvertimin e dënimit duke përfituar një ulje të konsiderueshme. Tashmë Gazheli nuk ndodhet më në burg.


