Së fundmi, një shqiptar i Kosovës ka treguar një rast të pazakontë abuzimi me çmimet në Durrës.
Sipas “Drenica Press”, ai së bashku me dy shokët e tij kishin shkuar në një lokal në Durrës për të ngrënë diçka, ku porositën doner kebab me mish viçi.
Por në momentin që iu erdhi fatura, ata mbetën të shtangur.
Ndonëse çmimi mesatar i një doneri të tillë nuk kushton më shumë se 2 ose 3 mijë lekë të vjetra, në faturë shënohej 60 mijë lekë të vjetra.
Qytetari nga Kosova është shprehur tepër i zhgënjyer, ndërsa thekson se pronari dhe punonjësit e kishin mendjen vetëm tek paratë.
Ai tha:
As që donin t’ja dinin, vetëm lekë kërkonin, pronari së bashku me punëtorët. Jemi të zhgënjyer nga ta.”



