Sot data 23 tetor , At Gjergj Fishta ka 149 vjetorin e ditës së lindjes, është shqiptari i parë i kandiduar për cmimin Nobel.
Më 30 dhjetor 1940 At Gjergj Fishta jep shpirt në spitalin civil të qytetit të Shkodrës ku ai ishte shtruar nga një sëmundje e zemrës dhe e mushkërive. Arkivoli me trupin e tij u vendos në Kishën e Gjuhadolit prej nga u përcoll në banesën e fundit nga pothuaj i gjithë qyteti si dhe autoritetet më të larta të kohës.
Ditën e tij të lindjes e ka kujtuar edhe Ilir Beqaj ku në postimin e tij në rrjetet sociale e kujton me disa nga vargjet e tij.
Postimi i Ilir Beqaj:
Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á’ gjuha e jonë shqyptare.
Gjergj Fishta



