• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pompeo flet pas vizitës në Korenë e Veriut: Sanksionet ndaj Phenianit do të vazhdojnë
Home
Nderkombetare

Pompeo flet pas vizitës në Korenë e Veriut: Sanksionet ndaj Phenianit do të vazhdojnë

8 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo thotë se sanksionet ndaj Koresë së Veriut do të vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi, deri në përfundimin e çarmatimit bërthamor, plotësisht të verifikueshëm, siç është rënë dakord me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un.

Zoti Pompeo foli sot (të dielën) në një konferencë shtypi në Tokjo me homologët nga Koreja e Jugut dhe Japonia.

“Çarmatimi bërthamor është një përkufizim i gjërë dhe koreano-veriorët e kuptojnë dhe nuk e kanë kundërshtuar. Së dyti, ata e kuptojnë se çarmatimi bërthamor nuk ka kuptim pa verifikim, edhe kjo pranohet. Do të ketë një verifikim që lidhet me çarmatimin e plotë bërthamor. Për këtë kanë rënë dakord Presidenti Trump dhe kryetari Kim.”

Shefi i diplomacisë amerikane i cilësoi si produktive bisedimet me zyrtarët e lartë të Koresë së Veriut.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, i përshkroi bisedimet si “jashtëzakonisht shqetësuese”, ndërsa citoi një zyrtar të ministrisë së jashtme, të paidentifikuar, të ketë thënë se “mënyra më e shpejtë” për të patur një Gadishull Korean pa armë bërthamore do të ishte përmes një qasjeje me faza, nga të dyja palët.

Zoti Pompeo tha se diplomatët koreano-veriorë nuk patën kundërshtime në diskutimet që ai zhvilloi me ta në Phenian. Ai tha se shpreson që do të ecet përpara në negociatat me Korenë e Veriut.

Kryediplomati amerikan tha se një pjesë e madhe e diskutimeve ishte rreth afatit kohor për çarmatimin e Koresë së Veriut dhe fillimi i deklarimit të armëve të shkatërrimit në masë.

Zoti Pompeo nuk dha detaje, por tha se kishin shpenzuar një kohë të mirë për trajtimin e këtyre dy çështjeve dhe se besonte që ishin bërë përparime në çdo elemtent të diskutimeve.

Presidenti Trump e ka ngarkuar zotin Pompeo që të mbikëqyrë realizimin e premtimeve që kryetari Kim bëri në takimin e Singaporit për çarmatimin bërthamor të gadishullit Korean./voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pasi u tha se i dhanë fund fejesës pak para martesës, çifti shqiptar së bashku me pushime
Previous article E RËNDË NË ELBASAN/ Hypën për të ngrënë mana, bie nga pema dhe vdes 44 vjeçari... (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë Botë

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT