• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Polonia kërkon kriminelë nazistë përmes Interpolit: Të nxjerrim para gjyqit oficerët SS që janë ende gjallë
Home
Europë

Polonia kërkon kriminelë nazistë përmes Interpolit: Të nxjerrim para gjyqit oficerët SS që janë ende gjallë

31 January, 2018 Ina.Autor Europë, Nderkombetare

Prokurorët e Polonisë i janë futur me guxim një pune ambicioze: që të gjejnë dhe të nxjerrin para gjyqit oficerët SS që janë ende gjallë. Ndoshta kjo është një përpjekje e fundit për t’i bërë të japin llogari ata fajtorë që ende jetojnë.

“Më në fund ne duhet t’i shohim në mënyrë komplekse vrasjet masive në kampet gjermane të përqendrimit. Është detyrë e çdo prokurori që t’i gjejë dorasit dhe t’i bëjë ata që të japin llogari. Duam të dimë a është e mundur që t’i gjejmë tani kriminelët nazistë,” thotë prokurori Robert Janicki nga Instituti i Përkujtimit Kombëtar (IPN) në Varshavë, në bisedë me DW. Instituti i themeluar në vitin 1999, i cili merret në mënyrë shkencore dhe juridike me historinë e Polonisë nën sundimin gjerman dhe sovjetik, ka nisur së fundi qindra hetime për shkak të krimeve naziste. Ato kanë të bëjnë para së gjithash me pushkatime masive dhe shkatërrime të fshatrave në Poloni gjatë pushtimit gjerman (1939-1945). Ndër to ka si hetime që janë nisur zyrtarisht, ashtu edhe raste individuale, në të cilat të afërm të viktimave kanë paraqitur padi individuale.

Kërkim i personave konkretë

Nëntë hetimet më të gjera kanë të bëjnë me vrasjet në masë të shtetasve polakë në kampet gjermane të përqendrimit nga viti 1939 deri 1945, dhe pikërisht këto raste synon t’i studiojë IPN tani më intensivisht. Bëhet fjalë për kampet e përqendrimit Auschwitz-Birkenau, Ravensbrück, Majdanek-Lublin, Buchenwald, Mauthausen, Sachsenhausen, Dachau, Mittelbau-Dora dhe Groß-Rosen. “Po nuk është fjala për një kërkim të përgjithshëm për kriminelë, por për persona shumë konkretë. Ne kemi dëshmi kundër këtyre personave dhe informacione të sakta për emrat dhe funksionet, që kanë ushtruar në kampet e përqendrimit”, thekson Robert Janicki.

Një grup pune prej prokurorësh dhe historianësh ka hartuar ndërkohë një listë me emrat e 23.0000 funksionarëve SS të kampeve të përqendrimit. Prej tyre 1600 janë përzgjedhur në bazë të kritereve të rrepta: bëhet fjalë për persona, të cilët nuk janë ndëshkuar për krimet e tyre, të cilët gjatë luftës kanë qenë në të 20-at e tyre dhe profesionet e mëparshme të të cilëve dhe adresat njihen.

Krimet e luftes nuk parashkruhen

Polonia ka angazhuar tani organizatën ndërkombëtare të policisë kriminale Interpol. Deri tani, te Interpoli janë paraqitur 400 lutje nga Polonia, 1200 të tjera do të pasojnë. Mbi 10 raste tashmë janë verifikuar. Përgjigjet që erdhën nga Gjermania dhe Austria ishin të gjitha negative: të kërkuarit nuk janë më gjallë ose adresa e tyre është e panjohur.

Shumica e oficerëve SS që kërkohen ndoshta jetojnë në Gjermani, supozon prokurori Janicki. Po të gjenden, Polonia do të nxirrte një Urdhër Arresti Evropian dhe do t’i drejtohej Gjermanisë për ekstradimin e tyre. Midis të akuzuarve janë jo vetëm gjermanë, por edhe austriakë, ukrainas, bjellorusë dhe letonezë. Sipas legjislacionit polak nuk ka parashkrim për krimet e luftës, për krimet kundër njerëzimit dhe për gjenocidin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jon Gjebrea i futet kuzhinës, ja kush e ndihmon në gatim (FOTO)
Previous article "Kam nevojë për gruan për një fillim të ri"/ Siriani 37 vjeçar, në dorën e politikanëve gjermanë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT