Sot në Shqipëri mbahen zgjedhjet vendore për të votuar 61 kryetarët e rinj të bashkive. Në këto 30 vite këto janë zgjedhjet e para ku opozita më e madhe në vend nuk merr pjesë.
Mëposhtë, AlpeNews.al do sjellë minute pas minute momentet kur figurat politike të vendit do të hedhin votën e tyre në kutitë e votimit.
17:26/ Voton ministri i Turizmit, Blendi Klosi
“Objektivat kanë qenë dy: realizimi i zgjedhjeve me standarde dhe bërja e tyre më 30 qershor. Objektivat e tjera po i ndiqni, janë transparente. Sapo kthehem nga Berati ku pothuajse është arritur numri i votave të 2017, kjo është arritja kryesore.
15:53/ Voton ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj
“Është e nevojshme që përmes votës qytetare, të përcjellim mesazhin e dakortësisë se jemi gati për forcimin e institucioneve demokratike, zbatimin e ligjit dhe rindërtimin e plotë të “shtëpisë” së re të drejtësisë e cila po transformohet çdo ditë nga forca e reformave.
14:59/ Voton ish Presidenti i Republikes, Bamir Topi
“Votova sot në vijim të bindjeve të mia të sjelljeve kundër bojkotit siç e ka shprehur edhe partia ime e cila merr pjesë në zgjedhje. Erdha sot për të bërë detyrën time qytetare por edhe politike. Kam marrë pjesë në të gjitha votimet që nga viti 1991.
13:07/ Voton kandidati i PS për Kamzën, Rakip Suli
jesëmarrja është shumë e lartë. Duke u bërë presion familjarëve nuk mund të krijoheshin as qendrat e votimit. Deri më tani kanë votuar mbi 10 000. Pjesëmarrja sa më e madhe do më motivojë sa më shumë. Edhe nëse do ishte në garë ai do merrja shumë më tepër se ai. Kjo është dita e zgjedhjeve të shqiptarëve”, u shpreh Suli.
13:00/ Voton ish ministri i brendshem, Fatmir Xhafaj
“Sot është një leksion për të gjitha forcat politike të cilat kanë një moment reflektimi por padyshim për opozitën dhe të gjithë ata që u për paqen për të destabilizuar ata kanë marrë një shuplakë ata duhet të ndryshojnë të futen në rrugën e duhur është në interes të vendit dhe të Shtetit të së drejtës”, u shpreh ai.
12:24/ Voton ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka
11:48/ Voton për herë te parë në Shqipëri ministrja Shahini dhe bashkëshorti i saj
“Sot votova në mbrojtje të këtij institucioni, në mbrojtje të demokracisë dhe për Shqipërinë në Bashkimin Europian”, theksoi ndër të tjera Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini.
11:17/ Voton ish Presidenti i Republikës Alfred Moisiu
ashmë palët politike kanë një përgjegjësi shumë të madhe. Kam bindjen se më në fund,politikanët shqiptarë duhet të ecin përpara. Në 2007 unë nuk kisha të drejtë të vlerësoja dekretin e mëparshëm pa më dhënë këtë të drejtë Kodi Zgjedhor dhe vetëm pasi m’u dha kjo e drejtë nxora dekretin tjetër”, tha Moisiu.
11:05/ Voton ministri i Diasporës, Pandeli Majko
“Është një ditë e qetë, normale. Gjërat janë në pikëpamje të pjesëmarrjes të plota”, tha Majko. I pyetur lidhur me zgjedhjet e para viteve 90 Majko u përgjigj: “Ata që kundërshtonin zgjedhjet para 1990 futeshin në burg”.
10:54/ Voton kandidati për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu
10:35/ Voton ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku
10:33/ Voton në Tiranë kryetari i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi
Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi votoi këtë të dielë në qendrën e votimit vendosur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë. Nga kjo forcë politike për Tiranën, kandidon Arben Skënderi.
“Kemi pare zgjedhje, ku kanë marrë pjesë edhe të gjitha partitë, por pas këtyre zgjedhjeve pas 1 korrikut një frymë e re politike do ta presë vendin. Sot është një ditë normale votimi që Shqipëria nuk duhet ta kapërceje edhe ta lërë pas. Nuk është vendi që të bëjmë analiza politike, por mendoj më mirë që të kishim zgjedhje problematike sesa mos të bëheshin zgjedhjet”, tha Patozi në një prononcim për mediat pas votimit.
10:15/ Voton ministrja për shtetin dhe parlamentin, Elisa Spiropali
“Për më tepër shpresë, më tepër të ardhme, më tepër begati, më tepër paqe, më tepër mirëkuptim, më tepër Liri, për këto votova unë, për këto punojmë e luftojmë ne”, shkruan Spiropali në Facebook.
10:06/ Voton kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli
“Sapo votova me djalin tim qe eshte votues për herë të parë. I bej thirrje qytetarëve të Vlorës të votojnë”.
09:23/ Voton ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj
Pjesë nga fjala e Lleshaj: “Është një ditë e rëndësishme për shqiptarët. Pas një periudhe të ndërlikuar përgatitje, sot mund të themi se zgjedhjet po zhvillohen të lira dhe të qeta”.
06:15/ Voton kryeministri Rama
Kryeministri Rama ka votuar në qendren e votimit në Surrel shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
“Besoj kjo ditë konfirmon njëherë e përgjithmonë se popullin nuk luhet, se sovraniteti nuk është fjalë boshe dhe kush tenton t’ja marrë popullit sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër veçse fundit me dështim dhe më turp. Sot është e rëndësishme që cdo qytetar në këtë vend të votojë ose të mos votojë por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose mos votuar, kjo është gjëja më e rëndësishme sot, historia e solli që këto zgjedhje shumë më tepër se për kryetarët e rinj janë për Shqipërinë që duam për fëmijët tanë”, u shpreh Rama.
08:36/ Kryebashkiaku Erion Veliaj voton
Pjesë nga fjala e Veliaj: “Mirëmëngjesi të gjithve, në këtë ditë të bukur dhe me diel për Tiranën tonë. Jam shumë i emocionuar sot, teksa vendosim se si do të vazhdojë qyteti. Dua ti bëj thirrje të gjithë qytetarëve sot të dalin dhe të votojnë. E di që ka parti që kanë bindje politike, që kanë inate të vjetëra dhe pazare të pambyllura, por këto zgjedhje janë për qytetin tonë. Këto zgjedhje janë për qytetin, për kopshtet, cerdhet, për mënyrën se si si pastrohet qyteti. Ndaj dhe mbipolitizimi dhe përdorimi i zgjedhjeve për të larë hesapet që dikush ka me të kaluarën nuk më bën sens.
Jam i lumtuar të shikoj që në të gjithë qytetin ka radhë për të votuar”, u shpreh ai.
“I bej thirrje të gjithe qytetarëve të dalin e të votojnë. Jam i lumtur kur shoh se ne gjithë qytetin ka radhë për të votuar.
08:15/ Armando Subashi voton bashkë me gruan: Procesi i qetë dhe pa probleme
Kandidati i vetëm për bashkinë e Fierit nga radhët e PS ka hedhur votën e tij këtë mëngjes rreth orës 08:00. Ai ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij. Pas daljes nga qendra e votimit, Subashi deklaroi se qytetarët duhet të dalin të votojnë pasi procesi është i qetë dhe pa probleme.
“Qytetarët të dalin të votojnë pasi siç shihet këtu fluksi është i madh, probleme nuk ka kështu që procesi është normal”, tha Subashhi.
07:44/ Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi voton në njesinë nr.2 në Tiranë.
Në fjalen e tij per mediat Ruçi u shpreh: “Jo vetem që votova por edhe zgjodha. Nuk besoj se keni dyshim për ke kam votuar. Ka plot alternativa. Nuk ka burrë nene të vendosi diktaturën në Shqiperi”, u shpreh Ruçi.
07:38/ Braçe hedh votën i pari nga qeveria, ka dhe një mesazh për shqiptarët
Zv.kryeministri Erion Braçe ka qenë i pari nga qeveria që ka hedhur votën e tij sot në orën 07:10 të mëngjesit tek Liceu Artistik. Braçe deklaroi se zgjodhi të votojë që të votojë herët për shkak se më vonë do të ndjekë edhe dy zona të tjera në Fier dhe Divjakë. Ai i bëri thirrje edhe komisionerëve që të kujdesen për rregullësinë e procesit duke shmangur votimin familjar.“Votoni, asgjë tjetër. Mua më duhet të ndjek edhe dy zona të tjera në Fier e Divjakë, por edhe pse është freskët. Më mirë të votohet tani në mëngjes. Zgjidhni orët e mëngjesit e më pas shihni punët tuaja. Zgjedhje ka, zgjedhjet po bëhen në datën dhe në orën e caktuar. Zgjedhjet i delegjitimon vetëm mungesa e standardeve, ndaj i bëj thirrje të zbatojnë ligjin, vetëm ligjin. Të ndalojnë vendimin familjar”, tha Braçe.

















