• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
POLITIKA PËR ULJEN E NUMRIT TË REFUGJATËVE NË GJERMANI/ Kthim rekord azilkërkuesish në shtetet e tjera të BE
Home
Nderkombetare

POLITIKA PËR ULJEN E NUMRIT TË REFUGJATËVE NË GJERMANI/ Kthim rekord azilkërkuesish në shtetet e tjera të BE

22 January, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet gjermane kanë kthyer në vitin 2018 më shumë refugjatë sa kurrë më parë në shtetet e tjera të BE. Vendi kryesor i kthimit është Italia. Me Greqinë nga ana tjetër ka pasur probleme.

    

Nga janari deri në nëntor 2018 kanë qenë gjithsej 8658 azilkërkues me detyrim për t’u larguar nga Gjermania, që janë kthyer pas, shkruan “Süddeutsche Zeitung” në botimin e saj të së hënës. Në vitin 2017 ka pasur vetëm 7102 përcjellje azilkërkuesish. Gazeta i referohet për informacionin e saj përgjigjjes së Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme ndaj një pyetjeje të deputetes së partisë E Majta në Bundestag, Ulla Jelpke. Kuota e refugjatëve të kthyer, në fakt, u rrit nga 15 përqind në 2017-ën, në 24,5 përqind në 2018-ën.

Sipas të dhënave të Ministrisë, vitin e kaluar një në tre procedura azilimi të Zyrës Federale për Migrimin dhe Refugjatët (Bamf) ishte një nga të ashtuquajturat raste të Dublinit. Në një rast të tillë duhet të sqarohej, nëse është kompetent për kërkesën e azilit të aplikuesit një shtet tjetër i BE. Sipas direktivës Dublin III të BE, si rregull për kërkesën e azilit të një refugjati është kompetent shteti anëtar, në të cilin refugjati regjistrohet pas mbërritjes së tij në Evropë.

Sipas Süddeutsche Zeitung, Gjermania bëri në 11 muajt e parë të 2018-ës 51,558 kërkesa në vendet anëtare të Marrëveshjes Dublin III. Prej tyre u pranuan 35,375.

Vendi kryesor për kthimet në territorin evropian, sipas raportit ishte Italia: aty u kthyen gati një në tre azilkërkues.  Kthime në Hungari nuk pati asnjë dhe në Greqi u kthyen vetëm pesë vetë. Të dyja këto vende kritikohen për mënyrën si i trajtojnë refugjatët. Qeveria gjermane ankohet më tej se autoritetet e Athinës kanë refuzuar shumicën e kërkesave për kthim pas – “kryesisht për shkaqe që nuk qëndrojnë”.

Ministri gjerman i Brendshëm, Horst Seehofer është përpjekur që ta rrisë numrin e deportimeve të azilkërkuesve të refuzuar, në kuadër të një politike që synon uljen e numrit të refugjatëve dhe përmirësimin e aftësisë së Zyrës Federale të Migrimit për të trajtuar si duhet kërkesat e azilit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BOMBË ME SAHAT DEMOGRAFIKE"/ INSTAT publikon raportin: 24% e shqiptarëve të rritur nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale
Previous article ALTIN KETRO/ 21 janari, dita kur duhet të falënderojmë edhe Artan Hoxhën

k.autor

Postime të ngjashme

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT