• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“POLITIKA MONETARE DO JETË MOTIVUESE”/ Sejko: Ndryshime për të stimuluar kreditimin
Home
Ekonomi

“POLITIKA MONETARE DO JETË MOTIVUESE”/ Sejko: Ndryshime për të stimuluar kreditimin

9 May, 2019 k.autor Ekonomi

Përkundrejt parashikimeve të bëra më herët gjatë diskutimeve për buxhetin dhe paketën fiskale të 2019-s, Banka e Shqipërisë vendosi të mos ndryshojë normën bazë të interesit, duke e lënë në nivelin 1.00 për qind.

Në një komunikim me mediat, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori Sejko tha se politika monetare do të vijojë të mbetet stimuluese. Të pandryshuara mbeten edhe normat e interesit të depozitës dhe të kredisë njëditore. “Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se politika monetare do të vijojë të mbetet stimuluese edhe gjatë horizontit afatmesëm. Në këtë mbledhje, ai vendosi: Të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin aktual prej 1.00% dhe të mbajë të pandryshuara normat e interesit të depozitës dhe të kredisë njëditore, përkatësisht në nivelet 0.1% dhe 1.9%”, tha Sejko.

KREDITIMI

Lidhur me kreditimin e ekonomisë, një nevojë e ngutshme, e cila do t’u jepte “frymëmarrje” bizneseve, Guvernatori Sejko tha se po bashkëpunohet me shoqatat e bankave dhe shoqatat e bizneseve për ndryshime rregullative të tjera. Por stimulimi i ekonomisë, vuri në dukje Sejko, do të bëhet në mënyrë të kujdesshme në mënyrë që të mos krijohen sërish kredi me probleme.

“Ndryshime rregullative të tjera ne jemi duke punuar për të stimuluar kreditimin, por gjithmonë në mënyrë të kujdesshme që të mos krijojmë përsëri kredi me probleme. Në muajt në vijim, ne do të vazhdojmë me shoqatat e bankave të bashkëpunojmë ngushtë, por dhe me shoqatat e biznesit, në mënyrë që të vazhdojë kreditimi në ekonomi”, tha Sejko, i cili nuk la jashtë vëmendjes krizën politike, e cila, sipas tij, dëmton ekonominë. “Rreziqet e kahut të poshtëm mbizotërojnë horizontin e parashikimit. Ato lidhen më së shumti me pasiguritë në ambientin e jashtëm, kohëzgjatjen dhe impaktin e forcimit të kursit të këmbimit në inflacion, qëndrueshmërinë e rikuperimit të kredisë bankare dhe, së fundi, me situatën e tensionuar politike në vend”.

BILANCI

Politika monetare që ka ndjekur BSH, sipas Sejkos, ka mundësuar krijimin e kushteve të favorshme të financimit. “Tregjet e brendshme financiare operojnë të qeta, me norma të ulëta interesi, prime të ulëta rreziku dhe një tendencë stabilizimi të kursit të këmbimit. Në përgjigje të tyre, ritmet e rritjes së kredisë janë përmirësuar. E rregulluar për kursin e këmbimit dhe kreditë e nxjerra nga bilanci, portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi një rritje vjetore prej 6% në tremujorin e parë të vitit. Kjo ecuri vazhdon të mbështetet nga zgjerimi i kredisë në lekë, e cila zë rreth 48% të kredisë në total. Paralelisht me të, zhvillimet e muajve të fundit tregojnë një ecuri më të balancuar të portofolit të kredisë, me kontribut në rritje si nga individët, ashtu dhe nga bizneset”, shtoi Guvernatori. Ecuria e deritanishme krijon të gjitha premisat për rritje të qëndrueshme të kredisë në të ardhmen. Nisur nga treguesit e vitit 2018, Banka e Shqipërisë vlerëson se perspektiva ekonomike afatmesme është pozitiv

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIDERËT E BALLKANIT NË TIRANË/ Vuçiç "injoron" Metën dhe Presidenten kroate (FOTO+VIDEO)
Previous article Mourinho: Ju tregoj arsyen e vërtetë të eliminimit "dramatik" të Ajaxit

k.autor

Postime të ngjashme

RRITEN ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja Ekonomi

RRITEN ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

BORDI UL ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Nafta dhe benzina 3 lekë më lirë Ekonomi

BORDI UL ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë Ekonomi

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT