• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Policia ZBARDH akuzat që rëndojnë mbi gjyqtarin Shkëlqim Miri/ Ja sa ishte shuma e parave të gjetur
Home
Aktualitet
Drejtësi

Policia ZBARDH akuzat që rëndojnë mbi gjyqtarin Shkëlqim Miri/ Ja sa ishte shuma e parave të gjetur

10 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi

Njoftimi zyrtar për gjyqtarin e ndaluar Shkëlqim Miri, i cili u ndalua ditën e sotme pasi në banesë iu gjet një shumë prej 300 milionë lekësh.

Njoftimi zyrtar i policisë

Ndalohet gjyqtari, dyshohet se favorizoi një vendim penal në këmbim të vlerave monetare

Në datë 9 nëntor 2017, rreth orës 23:30, Sektori për Hetimin e Korrupsionin në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Një vrasje e dytë”.

Në këtë operacion u ndalua shtetasi Shkëlqim Miri, 46 vjeç, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Ndalimi i tij u krye në funksion të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Grupi hetimor kishte krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, për favorizim e një të dënuari për veprën penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje, kundrejt kërkimit dhe marrjes së përfitimeve monetare të paligjshme.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Shkallës së Parë e ka deklaruar fajtor autorin dhe dënuar me 20 vjet burgim. Në Gjykatën e Apelit Tiranë është ndryshuar klasifikimi i veprës penale nga “Vrasje me dashje” në “Plagosje e rëndë” dhe aktualisht autori është liruar nga burgu.

Në këtë operacion, në bazë të dyshimeve të bazuara në provat e siguruara gjatë hetimit pro-aktiv, ka rezultuar dhe janë dokumentuar një sërë veprimesh dhe lidhjesh të dyshimta që për marrjen e këtij vendimi, gjyqtari Miri ka marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Në kontrollin e banesës me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të kryer nga strukturat e Hetimit të Korrupsinit në Policinë e Shtetit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kundra-ligjore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Landi i West Side dedikim të ndjerë Dr.Florit
Previous article Xi pret Trump-in në Kinë me përzierje të lajkave dhe përbuzjes/ Dy superfuqitë kanë ëndrra të ndryshme

Redaktor2

Postime të ngjashme

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT