• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA SHTON KONTROLLET/ Një tjetër pajisje inteligjente, lexues automatik targash për të zbuluar kush nuk plaguan gjobat
Home
Breaking News

POLICIA SHTON KONTROLLET/ Një tjetër pajisje inteligjente, lexues automatik targash për të zbuluar kush nuk plaguan gjobat

17 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një tjetër pajisje inteligjente në shërbim të Policisë së Shtetit, e cila do të pasohet shumë shpejt me një flotë prej 10 mjetesh të tjera, me pajisje moderne për matje shpejtësie dhe identifikues shkeljesh të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Tashmë prej 5 ditësh Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka në përdorim një pajisje bashkëkohore, lexues automatik targash, krahas makinës inteligjente POLISCAN, radarëve automatikë dhe dronëve të cilësisë së lartë.

Policia bën bilancin e javës: U zhvilluan 33 operacione, 183 të arrestuar, 40 të shpallur në kërkim
Si rezultat i përdorimit të kësaj pajisjeje, e cila është e vendosur në një automjet të shpejtë të Policisë Rrugore, dhe përdoret në të gjithë territorin e vendit, gjatë këtyre ditëve janë evidentuar 758 automjete që kishin nga 3 deri në 15 masa administrative të pashlyera.

Drejtuesit e këtyre automjeteve, pasi janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, pas sinjalizimit të Njësisë Operacionale, kanë shlyer masat administrative.

Njëkohësisht janë evidentuar me dron 234 automjete që kanë kryer parakalime të gabuara dhe janë ndëshkuar me masa administrative të ndryshme.

Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve janë evidentuar, nga makina inteligjente Poliscan, 966 raste të tejkalimit të shpejtësisë, në të gjitha akset rrugore në vend, shkelje për të cilën, ndëshkimi varion nga masë administrative deri në pezullim të lejes së drejtimit dhe heqje të pikëve nga leja e drejtimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ I RIU/ Po transportonte me kamionçinë 30 emigrantë nga Bangladeshi, policia...
Previous article ATMOSFERË E NXEHTË/ Monika dhe Arjola e djegin fare duke kërcyer (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I NXEHTË DHE TEMPERATURAT E LARTA/ Ndryshon orari i protestës në Tiranë Aktualitet

MOTI I NXEHTË DHE TEMPERATURAT E LARTA/ Ndryshon orari i protestës në Tiranë

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

AKSIONET E SPAK/ Reagon Braho: Pasuritë me origjinë kriminale do sekuestrohen Aktualitet

AKSIONET E SPAK/ Reagon Braho: Pasuritë me origjinë kriminale do sekuestrohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT