• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ I RIU/ Po transportonte me kamionçinë 30 emigrantë nga Bangladeshi, policia…
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ I RIU/ Po transportonte me kamionçinë 30 emigrantë nga Bangladeshi, policia…

17 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vukpalaj”, ndërsa në pranga ka rënë një 21-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A. B., pasi u kap duke transportuar me kamionçinë 30 emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi.

NJOFTIMI I POLICISË

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Shkodër.
Transportonte me kamionçinë 30 shtetas nga Bangladeshi, duke dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari nga Kruja.
Ky shtetas, për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të automjetit ku ndodheshin shtetasit nga Bangladeshi, tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një shumë parash.
Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të emigrantëve që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, si dhe të porosive të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për kontrollin e imtësishëm të automjeteve të mbyllura që mund të transportojnë emigrantë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Vukpalaj”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B. 21 vjeç banues në Krujë, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ky shtetas po udhëtonte me automjetin tip Kamionçinë në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, dhe në vendin e quajtur “Vukpalaj”, është ndaluar nga shërbimet e Policisë pjesëmarrëse në operacion. Drejtuesi i mjetit, për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të kamionçinës, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu ofruar një shumë parash.
Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjet dhe në brendësi të tij kanë gjetur 30 shtetas të huaj nga vendet e treta (Bangladeshi), të cilët ky shtetas po i transportonte në drejtim të kufirit të gjelbër, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, në drejtim të Malit të Zi.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TMERR NË GREQI/ Ish-partneri përdhunon 25-vjeçaren në tualetin e një lokali, e ndoqi nga pas dhe…
Previous article POLICIA SHTON KONTROLLET/ Një tjetër pajisje inteligjente, lexues automatik targash për të zbuluar kush nuk plaguan gjobat

s.autor

Postime të ngjashme

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador Aktualitet

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT