• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA RRUGORE KONTROLLE NË FIER/ Brenda një jave u pezulluan 160 leje drejtimi, 157 prej tyre për…
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA RRUGORE KONTROLLE NË FIER/ Brenda një jave u pezulluan 160 leje drejtimi, 157 prej tyre për…

11 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia rrugore në Fier ka kryer kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë, dragerat, kamerat dhe makinat inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Kontrollet janë kryer me qëllimin parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Sipas policisë gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 160 leje drejtimi, nga të cilat 157 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 3 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 1 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas të mitur për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 161 drejtues.

Janë ndëshkuar 330 drejtues mjetesh për parakalime të gabura.

284 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

38 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

1025 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia e Rrugore e Fierit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KRIMINELËT SHQIPTARË PO TENTOJNË TË KONTRABANDOJNË..."/ Pistoletat në furgonin me targa angleze, The Telegraph: Britania forcon sigurinë
Previous article BURSA SHQIPTARE ENERGJITIKE/ Balluku: Prioritet mbrojtja e konsumatorit, prodhuesit privat...

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT