• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Policia po e monitoron 24 orë në 24”, reagon PD: Pushtet privat kriminal që mbron trafikun e drogës dhe krimit
Home
Shqipëri

“Policia po e monitoron 24 orë në 24”, reagon PD: Pushtet privat kriminal që mbron trafikun e drogës dhe krimit

1 June, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Nënkryetari i Partise Demokratike Edmond Spaho, ka komentuar lajmin e shpërndarë nga kryedemokrati Lulzim Basha se po monitorohet 24 orë në 24 nga policia.

Edhe pse Policia e Shtetit reagoi ndaj lajmit duke e konsideruar si spekulim mediatik për interesa partiake, Spaho e quan operacioni klandestin të qeverisë.

Ai thotë se kabineti “Rama” funksion si një pushtet private kriminale në mbrojtje të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Reagimi i plotë

Operacioni klandestin është konceptuar dhe zbatuar nga Fatmir Xhafaj, ish-hetuesi i dhunshëm i komunizmit, me urdhër të Edi Ramës.

Ndjekja dhe përgjimi i kryetarit të opozitës bëhet për interesa kriminale. Në këtë operacion Rama dhe Xhafaj po përdorin strukturat e policisë që janë krijuar dhe kanë për qëllim të gjurmojnë dhe luftojnë krimin dhe drogën për të gjurmuar dhe luftuar ata që që denoncojnë krimin dhe drogën.

Ky operacion dëshmon se qeveria funksion si një pushtet privat kriminal në mbrojtje të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë të qeverisë.

Këto operacione klandestine kriminale kanë garancinë e mbrojtjes nga prokuria politike e drejtuar nga Arta Marku, përfaqësuesja dhe shërbëtorja politike e dyshes Rama-Xhafaj. Këto veprime kriminale kanë garancinë e mosndëshkimit si rezultat i shkatërrimit të Gjykatës Kushtetuese, paralizimit të plotë të Gjykatës së Lartë dhe kontrollit të plotë mbi sistemin e drejtësisë nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Në këto kushte, Shqipëria është sot është në një gjendje ku jeta, liria, prona dhe e drejta e çdo qytetari janë të rrezkuara nga krimi që mbrohet nga shteti.

Gjendja e lirisë, të drejtave të njeriut dhe drejtësisë në vend do të bëhet edhe më e rëndë pasi, për të mbrojtur lidhjet dhe përfshirjen e tyre kriminale në trafikun e drogës, dyshja Rama-Xhafaj do të vazhdojë të kryejë krime të tjera ndaj kujtdo që bëhet pengesë për ta.

Prandaj, sot më shumë se dje, është e domosdoshme që Fatmir Xhafaj të largohet për t’i hapur rrugën dekriminalizimit të vërtetë të Policisë së Shtetit, e cila është kthyer nga një strukturë private e vëllezërve Habilaj në një strukturë private të vëllezërve Xhafaj.

Sot, është më e domosdoshme se kurrë që Reforma në Drejtësi të kthehet në binarët kushtetues, për ta çliruar drejtësinë nga kapja që i ka bërë Edi Rama dhe, përmes tij, krimi i organizuar.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reagon Gentjan Mezani: Ja arsyeja përse u largova nga Laçi
Previous article Juventus 80 milionë euro për Milinkovic/ Lazio jep këtë përgjigje

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje Politikë

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve Politikë

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT