• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA OPERACION NË LEZHË/ Zbulohet shtëpia e barit me 5 ambiente kultivimi, arrestohen dy persona
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA OPERACION NË LEZHË/ Zbulohet shtëpia e barit me 5 ambiente kultivimi, arrestohen dy persona

15 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Lightning”, pas një hetimi disa-javor dhe ka zbuluar një shtëpi bari në fshatin Velë si dhe dy parcela me kanabis.

Gjatë operacionit u zbuluan 5 ambiente të përshtatura për kultivimin e Cannabis Sativa, ndërsa u arrestuan në flagrancë dy persona të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Në pranga ranë M. F., 39 vjeç, banues në fshatin Velë dhe pronar i banesës ku ishte ngritur aktiviteti i paligjshëm, si dhe A. M., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin.

Sipas policisë, në një prej ambienteve të banesës ishin kultivuar 119 bimë narkotike, me anë të llambave dhe pajisjeve të posaçme që furnizoheshin përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Dy ambiente të tjera të banesës ishin përgatitur për të njëjtin qëllim.

Gjatë kontrolleve në terren u zbuluan gjithashtu edhe dy parcela pranë banesës, ku ishin kultivuar 55 bimë të tjera Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se ishin mbajtur nga dy të arrestuarit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë gjahu, një sasi lënde të dyshuar narkotike, pajisje elektrike të përdorura për kultivim në ambiente të mbyllura, një automjet dhe 18 aparate celularë. Në banesën e 27-vjeçarit u gjetën edhe 16 celularë të tjerë, për të cilët vijojnë hetimet për të përcaktuar mënyrën e sigurimit dhe përdorimin e tyre.

Në kuadër të hetimeve, Policia ka referuar materialet në Prokurori edhe për katër punonjës të OShEE-së, ndaj të cilëve ka nisur procedim penal për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv”.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj
Previous article EMRI/ Theu masën e arrestit shtëpiak dhe grabiti me dhunë farmacinë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje 45-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

EMRI/ Theu masën e arrestit shtëpiak dhe grabiti me dhunë farmacinë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje 45-vjeçari Aktualitet

EMRI/ Theu masën e arrestit shtëpiak dhe grabiti me dhunë farmacinë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje 45-vjeçari

BILANC TRAGJIK NË RRUGËT E ELBASANIT/ 13 persona humbin jetën në aksidente gjatë periudhës janar-korrik Aktualitet

BILANC TRAGJIK NË RRUGËT E ELBASANIT/ 13 persona humbin jetën në aksidente gjatë periudhës janar-korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT