• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA NË KËRKIM TË ZJARRËVËNËSVE/ 29 persona të arrestuar dhe proceduar gjatë qershorit
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA NË KËRKIM TË ZJARRËVËNËSVE/ 29 persona të arrestuar dhe proceduar gjatë qershorit

14 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjatë muajit qershor dhe dy javëve të para të korrikut 2026 janë arrestuar ose proceduar penalisht 29 shtetas, të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në zona të ndryshme të vendit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar tre persona të dyshuar për zjarrvënie në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër. Dy prej tyre janë arrestuar në flagrancë, ndërsa ndaj një tjetri ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Në Kavajë, shërbimet e policisë arrestuan shtetasin S. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, pasi zjarri i ndezur prej tij në një sipërfaqe toke në pronësi të tij shkaktoi dëmtime në kullota, si dhe dogji rreth 300 pemë frutore, agrume dhe ullinj.

Në Vorë, u arrestua shtetasi A. D., 43 vjeç, banues në fshatin Gjokaj, i dyshuar se kishte ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të një personi tjetër, duke shkaktuar djegien e një zone të mbjellë me dru frutorë.

Ndërkohë, në Mallakastër, policia ka referuar materialet në Prokurori për shtetasin O. B., 39 vjeç, banues në fshatin Levan. Sipas hetimeve paraprake, gjatë tërheqjes së një automjeti të aksidentuar dhe janë krijuar shkëndija elektrike që kanë përhapur zjarrin dhe kanë dëmtuar dhjetëra pemë arre në fshatin Romës.

Materialet procedurale janë referuar në prokuroritë përkatëse për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit u ka bërë apel qytetarëve, fermerëve dhe pronarëve të kullotave që të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë, duke paralajmëruar se djegia e mbeturinave në toka bujqësore apo kullota është një praktikë e rrezikshme dhe e dënueshme me ligj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK PËRMBAHEN" SHOFERËT NË VLORË/ Përplasen fizikisht pas aksidentit (VIDEO)
Previous article ÇFARË NDODHI? Gjiknuri largohet nga komisioni i ligjeve, Ulsi Manja: Ik merru me Oerdin...

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRMBAHEN" SHOFERËT NË VLORË/ Përplasen fizikisht pas aksidentit (VIDEO) Aktualitet

"NUK PËRMBAHEN" SHOFERËT NË VLORË/ Përplasen fizikisht pas aksidentit (VIDEO)

SPAK MBYLL HETIMET NDAJ ISH-KRYEBASHKIAKUT TË DIVJAKËS/ Merret i pandehur Fredi Kokoneshi Aktualitet

SPAK MBYLL HETIMET NDAJ ISH-KRYEBASHKIAKUT TË DIVJAKËS/ Merret i pandehur Fredi Kokoneshi

ATENTATI NDAJ ARJAN NDOJËS/ GJKKO pranon kërkesën për marrjen në pyetje të ish-deputetit Halit Valteri Aktualitet

ATENTATI NDAJ ARJAN NDOJËS/ GJKKO pranon kërkesën për marrjen në pyetje të ish-deputetit Halit Valteri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT