• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Policia ndalon “kaubojsin”,  i mori 75 mijë euro italianit. Avokati: Ja e vërteta!
Home
Politikë

Policia ndalon “kaubojsin”, i mori 75 mijë euro italianit. Avokati: Ja e vërteta!

10 October, 2017 Redaktor1 Breaking News, Politikë

Policia ka proceduar në gjedje të lirë ish-deputetin e PS, Eduard Ndocaj i njohur me nofkën “kaubojsi” me akuzën e mashtrimit.

Burime pranë policisë së Lezhës bëjnë të ditur se Ndocaj është kallëzuar nga një shtetas italian, partneri i tij në biznes i cili ka deklaruar në polici se Ndocaj e ka mashtruar dhe i ka marrë 75 mijë euro duke i premtuar investimin në një projekt gazjellësit.

Ndocaj ka tentuar të largohet në drejtim të Italisë kur është ndaluar nga policia e Durrësit në port.

Por me vendim të Prokurorit, Ndocaj është lënë në gjendje të lirë. Gjithashtu Ndocaj akuzohet se të njëjtit person i ka vjedhur një mjet tip “Audi Q7” me targa “FD498LJ”.

Ndaj Eduart Ndocajt rëndon akuza për verën penale: Skemat mashtruese dhe piramidale.

Avokati i ish deputetit te PS, z. Eduard Ndocaj, Jordan Daci ka sqaruar me ane te nje deklarate per shtyp te postuar ne faqen zyrtare te facebook, te klientit te tij, te verteten sipas tij, rreth lajmeve per nje ndalim apo arrestim nga policia, ne lidhje me akuza nga nje qytetar italian. Me poshte, deklarata e plote:
Duke marrë shkak nga publikimi i disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse të publikuar në mediat elektronike, në cilësinë e mbrojtësit të z. Eduart Ndocaj dëshirojmë t’ju bëjmë me dije si vijon:
z. Eduart Ndocaj është një qytetar i lirë dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë për ndonjë vepër penale nga organet e hetimit dhe organet gjyqësore të Republikës së Shqipërisë. Aktualisht ai po udhëton drejt familjes së tij në Itali.
Është i pavërtetë lajmi i arrestimit apo i ndalimit të tij. Mbrëmjen e djeshme ai i është nënshtruar një verifikimi policor sikurse mund t’i nënshtrohet çdo qytetar tjetër i lirë dhe në asnjë rast atij nuk i është hequr liria si person i ndaluar ose arrestuar. Ngjarja ka marr shkas nga denoncimi i një shtetasi Italian të quajtur ….që ka disponuar me kontratë ligjore një automjet… i cili më vonë e ka denoncuar si të vjedhur për qëllime që vetëm ai mund t’i dijë… Pas denoncimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, pasi është njohur me provat shkresore ia ka lënë automjetin nën ruajtje z. Ndocaj. Më tej, po për të njëjtin fakt juridik që nuk ekziston, ky shtetas ka bërë kallëzim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë, më 07.10.2010 dhe kjo e fundit, pa bërë asnjë verifikim dhe asnjë përpjekje për të kontaktuar me z. Ndocaj, ndonëse ky i fundit është ndër personat më publik në Shqipëri, e ka shpallur në kërkim policor. Shuma e pretenduar nga ky shtetas në fakt është shuma e vlerës së automjetit sipas kontratës ligjore që është vënë në dispozicion të organeve të hetimit… Për këtë ngjarje s’mund të japim më shumë informacion për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor…
Në cilësinë e mbrojtësit, ju bëjmë me dije që veprimet e Policisë së Shtetit kanë qenë krejtësisht jo profesionale dhe të pajustifikuara pasi policia kishte mundësinë që nëpërmjet sistemeve në përdorim të saj, të verifikonte fatin e hetimit të filluar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, si dhe të kontaktonte drejtpërdrejtë me z. Ndocaj. Ky i fundit ndryshe ngase ka pretenduar Policia e Shtetit, ka qenë në ditën e premte, datë 06.10.2017 në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ku si ish deputet ka shkuar për të përfunduar dorëzimet e rastit. Pra shpallja në kërkim ishte e padrejtë dhe e pa bazuar në prova, fakte dhe në ligj. Megjithatë, sqarojmë që e njëjta polici, e cila ka gabuar në shpalljen në kërkim policor të tij pa bërë asnjë verifikim të nevojshëm, pasi u njoh me provat shkresore dhe thëniet e z. Ndocaj, nuk kreu asnjë veprim të mëtejshëm duke mos cenuar lirinë e tij.
Lidhur me publikimet në media, ju bëjmë thirrje gjithë organeve të nderuara të medias, të mos publikojnë lajme të pavërteta dhe me qëllime dashakeqëse ndaj z. Ndocaj. Gjithashtu, u bëjmë thirrje mediave që kanë publikuar të heqin lajmin menjëherë dhe të mos dezinformojnë publikun për gjëra që nuk ekzistojnë. Ndërkohë, u bëjmë thirrje organeve të hetimit të fillojnë një hetim për veprën penale të “Zbulimit të akteve dhe të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal në lidhje me nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, pasi informacionet e publikuara (duke përfshirë pasaportën) e z. Ndocaj janë nxjerrë nga aktet e hetimit dhe më pas janë manipuluar për qëllime të dëmtimit të imazhit të z. Ndocaj.
Mbetemi në dispozicionin tuaj për çdo sqarim që nuk cenon sekretin hetimor”,- perfundon deklarata e mbrojtesit te zotit Ndocaj, avokat Jordan Daci.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arien Roben: Lamtumire kombetare, pas deshtimit per ne Rusi 2018!
Previous article FOTO/ Rita Ora ‘katandiset’ si mos me keq, nuk e mbajnë as këmbët...!

Redaktor1

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT