• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA “MËSYN” NË ELBASAN/ Çfarë po ndodh 3 ditë pasi u zbardhën vrasjet e bujshme në disa qytete të vendit
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA “MËSYN” NË ELBASAN/ Çfarë po ndodh 3 ditë pasi u zbardhën vrasjet e bujshme në disa qytete të vendit

22 May, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Tre ditë pas operacionit të SPAK “Plumbi i artë”, ku dëshmia e Nuredin Dumanit bëri që të zbardheshin shumë ngjarje të rënda kriminale në disa qytete të vendit, sot pas dite Elbasani është “blinduar” nga forca të shumta policore.

Panorama.al mëson se forcat “Shqiponja” në hyrje dhe dalje të qytetit kanë zhvilluar kontrolle fizike të mjeteve të shtrenjta. Postblloku i vendosur në hyrje të Elbasanit pranë rreth rrotullimit të ‘Luleve’ bën kontrolle të mjeteve dhe të dokumentacionit.

OPERACIONI “PLUMBI I ARTE”

Operacioni i ndërmarrë nga SPAK goditi 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë. Operacioni në fjalë ka ardhur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.

Dumani thuhet se është njeriu “kyç” për SPAK që ka çuar në hedhjen dritë në shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë. Mbi Nuredin Dumanin rëndojnë akuza të shumta, ku një prej tyre është edhe ajo e vrasësit me pagesë.

Dyshohet se Dumani kontaktohej nga grupe kriminale dhe kundrejt shumave të mëdha parash kryente eliminimet fizike të kundërshtarëve. Pikërisht një atentat të tillë ai do e kryente më 29 mars në Elbasan. Por diçka nuk shkoi sipas planit dhe ai ra në pritë duke mbetur edhe vetë i plagosur.

Në këtë ngjarje u përfol se Dumani ra në pritën e ish mikut të tij të ngushtë Talo Çela megjithatë kjo nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht. Pas kësaj ngjarje, Dumani arriti të shkonte deri në Fier, por më pas iu vunë prangat bashkë me Henrik Hoxhajn, emër ky po ashtu i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHMITË E NUREDIN DUMANIT/ Kush është Eljo Bitri, i shpallur në kërkim. Akuzat për VRASJET e BUJSHME
Previous article DEL FOTO/ Demokratët votojnë për kryetarin e ri të PD, Alibeaj fotografohet në Himarë

F.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT