Burime bëjnë të ditur se Policia e Vlorës po zhvillon një megaoperacion në Palasë.
Forcat të shumta policore kanë rrethuar një vilë dhe sipas informacioneve është arrestuar një person i shpallur në kërkim nga SPAK që prej vitit 2024 për inceneratorin e Tiranës.
Në pranga ka rënë Renardo Nallbani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.


