Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Botës, duke patrulluar në kufirin jeshil, në afërsi të piramidës 67, kanë konstatuar në lëvizje 2 persona.
Policia Kufitare ju ka bërë thirrje për të ndaluar por dy shtetasit nuk i janë bindur thirrjes së bërë nga patrulla e policisë kufitare për të ndaluar dhe duke përfituar edhe nga terreni dhe errësira kanë mundur të futen në teritorin grek.
Policia Kufitare ka njoftuar homologët grekë për kapjen e tyre, thotë Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë të rendit publik”, si dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.


